1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ngritja e taksave nuk përjashtohet - qeveria gjermane debaton

Anëtarët e koalicionit të përbërë nga CDU-ja, CSU-ja dhe FDP-ja duan të vendosin të hënën në mesditë se si mund të konsolidohet buxheti shtetëror, aktualisht plot borxhe. Midis rreshtave mund të lexosh nga anon peshorja.

Gjermania duhet te kurseje

Gjermania duhet te kurseje

Një kancelare me humor të mirë, në krah të saj një zëvendëskancelar dhe ministër i Jashtëm i përmbajtur, si dhe një ministër i Financave me vështrim serioz. Kështu prezantohen Angela Merkeli, Guido Westerwelleja dhe Wolfgang Schäuble në krye të takimit me dyer të mbyllura për kursimin në zyrën kancelarore (takim dyditor 06.06-07.06). Javët dhe muajt e fundit ka pasur shumë lajme jo të mira, që kanë tërhequr vëmendjen në gazeta, tani synohet të përcillet vendosmëri dhe unitet.

"Ky takim me dyer të mbyllura i kabinetit do të vendosë piketa të rëndësishme për zhvillimin e Republikës Federale të Gjermanisë në vitet e ardhshme. Në vitet, të cilat janë vendimtare."

Me të vërtetë, koalicioni duhet të ketë mbyllur deri në vitin 2016 një boshllëk në buxhet, që kap shumën tetë deri dhjetë miliardë euro. Si mund të ndodhë kjo, për këtë e vranë mendjen ditët e kaluara ekspertët pas dyerve të mbyllura. Ka shumë fjalë, se cilat prej tyre janë të sakta, kjo do të dalë në pah vetëm gjatë së hënës.

Deutschland Außenminister Guido Westerwelle zu Israel und Gaza

Ministri i Jashtëm, Westerwelle

Kryetari i liberalëve të FDP-së dhe Ministri i Jashtëm, Westerwelle, lë të kuptohet që aktorët e tregut financiar duhet të përballojnë me çdo kusht një pjesë të shpenzimeve për zgjidhjen e krizës dhe se ka ide, që furnizuesit e energjisë, si shpërblim për zgjatjen e kohës së mbajtjes së centraleve atomike, të ngarkohen me një taksë për elementët katodikë. Përndryshe ai e bën të qartë: duhet të bëhen shkurtime:

"Shpenzimet duhet të jenë në përputhje me të ardhurat dhe anasjelltas dhe kohët, kur edhe politika në Gjermani ka jetuar mbi mundësitë e saj, duhen kapërcyer. Nuk e di nëse paketa e kursimeve, për të cilën do të vendosim këtu do ta bëjë më të preferuar në anketime apo më të padashur koalicionin qeveritar. Unë e di vetëm që ne nuk duhet të orientohemi këtu. Ne duhet të bëjmë atë që është e nevojshme për vendin tonë. Qerasja me birrë për të gjithë të bën të dashur, por pastaj e sheh veten me xhepa bosh."

Edhe Merkeli thekson se para së gjithash synohet të rregullohet ana e shpenzimeve. Por nga ky formulim mund të lexosh edhe që ngritjet e taksave të paktën për unionistët nuk janë temë tabu. Veç kësaj është një sekret i hapur, që koalicioni ka vrarë mendjen për shkurtime në sektorët socialë.

Angela Merkel

Angela Merkel

"Është shprehimisht e nevojshme, po të shohësh strukturën e buxhetit aktual, që të bëhet e qartë që investimet për të ardhmen do të fitojnë rëndësi dhe që në anën tjetër të strukturohen në mënyrë më efikase edhe instrumentat në politikën sociale dhe që ato të bëjnë me të vërtetë që njerëzit të kenë sërish pjesë në shoqërinë tonë."

Duke përjashtuar arsimin dhe kërkimet shkencore, me sa duket të gjithë sektorët duhet të përgatiten për shkurtime.

Autor: Sabine Kinkartz/Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM

  • Data 07.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Njb3
  • Data 07.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Njb3