1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ngritja e çmimeve të ushqimeve dhe lëndëve të para - me pasoja katastrofale sidomos për vendet e varfra

Në takimin e pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar, krahas krizave financiare në qendër të vëmendjes qe edhe ngritja drastike e çmimeve të ushqimeve. U paralajmërua për pasojat katastrofike në vendet e varfra

Ministri i financave të Italisë Tommaso Padoa-Schioppa, dhe drejtori i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn

Ministri i financave të Italisë Tommaso Padoa-Schioppa, dhe drejtori i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn

Fjalët e shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, tingëllonin urgjente. Dominik Shtraus-Kan paralajmëroi në një konferencë shtypi të shtunën për pasojat shkatërrimtare që do të ketë ngritja aktuale radikale e çmimeve të ushqimeve: "Po të vazhdojë në këtë mënyrë si tani ngritja e çmimeve të ushqimeve, atëherë pasojat do të jenë - jo vetëm në Afrikë, por në të gjithë botën- katastrofale. Qindra mijëra vetëve do t'u duhet të vdesin nga uria, fëmijët do të vuajnë nga ushqimi i pamjaftueshëm."

Sistemet ekonomike në rrezik

Situata aktuale mund të shkatërrojë sistemet ekonomike dhe demokratike të shteteve, tha Shtraus-Kahn. Që tani janë vërejtur kohët e fundit për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve trazira, plaçkitje dhe dhunë. Vetëm në javën e shkuar për këtë shkak pati demonstrata në Tunizi dhe në Haiti.

Rritje çmimesh

Rritje çmimesh

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, çmimet e ushqimeve për orizin, grurin, misrin dhe produkte të tjera agrare janë ngritur në tri vitet e kaluara midis 80 dhe 180 përqind. Për këtë zhvillim ka disa shkaqe: rritja e kërkesës për ushqime, ndryshimi i zakoneve të të ngrënit në vende në ngjitje ekonomike si në Kinë dhe në Indi, rritja e madhe e çmimeve energjitike si dhe kërkesa gjithnjë e më e madhe për karburant biologjik. Ai prodhohet nga produkte agrare si misri, gjë që si pasojë logjike solli rritjen e çmimit. Dominik Shtraus-Kan: "Nëse duam të arrijmë që ngritja e çmimeve të ketë para së gjithash te ushqimet këto pasoja tmerruese, atëherë ne duhet t'i kushtojmë shumë më tepër vëmendje se në të kaluarën kësaj teme."

FMN para reformave

Drejtori i FMN-së u pozicionua edhe për një temë tjetër: me krenari i deklaroi se komisioni monetar dhe financiar i FMN-së i ka miratuar propozimet e tij për reforma. Sipas kësaj, shtetet e pasura do të heqin dorë në të ardhmen nga pjesë të votave të tyre, në dobi të shteteve me zhvillim të shpejtë ekonomik si India dhe Kina. Pyetjes së një gazetari, se pse nuk mjaftohen evropianët me një vend në kryesinë e FMN-së, Dominik Shtraus-Kan iu përgjigj duke kujtuar përvojën e tij, kur ishte ministër i financave të Francës. Në atë kohë, ai u propozoi gjermanëve që të dyja vendet të ndajnë në të ardhmen një vend në FMN: "Homologu im, Hans Eihel e miratoi propozimin dhe ne vendosëm të ecim përpara në këtë çështje. Por për shkak të shkaqeve, që nuk mund të sqarohen këtu- unë mund t'ju them vetëm se kishte të bënte me rolin e ministrave të jashtëm në të dyja vendet- propozimi dështoi. Por kjo ide është edhe më tej e pranishme"

Kjo ndodhi dhjetë vjet të shkuara, tani FMN ka ecur të paktën një hap të vogël përpara.

DW.COM

  • Data 13.04.2008
  • Autor M. Kastan
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dh7M
  • Data 13.04.2008
  • Autor M. Kastan
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dh7M