1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Ngrihet sipari në Annapolis

Përgatitjet për konferencën për Lindjen e Afërme në Annapolis të SHBA kanë filluar qysh ditën e hënë. Në Shtëpinë e Bardhë presidenti amerikan Xhorxh Bush u takua me Ehud Olmertin dhe Mahmud Abazin.

Bush dhe Olmert në Shtëpinë e Bardhë

Bush dhe Olmert në Shtëpinë e Bardhë

Edhe Kondoliza Rajs priti në ministrinë e jashtme përfaqësues të kuartetit për Lindjen e Afërme. Në mbrëmje ministrja e punëve të jashtme e SHBA dha një darkë për pjesëmarrësit në konferencën e Annapolis-it. Qysh në fillim të darkës së mirëseardhjes mikëpritësja Kondoliza Rajs falenderoi kryeministrin izraelit Olmert dhe presidentin e palestinezëve Abas: "Pa guximin dhe forcën tuaj drejtuese ne nuk do të ishim sonte këtu."

Takim i Lindjes së mesme në Annapolis, Abbas, Bush, Olmert, Akademia Ushtarake

Takim i Lindjes së mesme në Annapolis, Abbas, Bush, Olmert, Akademia Ushtarake

Në mënyrë të përsëritur ministria e jashtme dhe Shtëpia e Bardhë kanë tërhequr vëmendjen që kryetarët e shteteve prej kohësh zhvillojnë bisedime intensive dhe kanë sinjalizuar gadishmërinë e tyre për negociata serioze. SHBA dëshërojnë të shihen në rradhë të parë si ndërmjetës në këtë proces. Të hënën paradite presidenti Bush gjatë takimit me presidentin e palestinezëve theksoi se SHBA nuk duan t'u imponojnë palëve përfytyrimet e tyre por kërkojnë vetëm të mbështesin procesin.

Demostratë e izraelitëve kundër takimit në Annapolis Jeruzalem 26 nëntor 2007

Demostratë e izraelitëve kundër takimit në Annapolis, Jeruzalem 26 nëntor 2007

Presidenti Bush luan rolin kryesor në procesin ndërmjetësues dhe kështu ishte ai që ngriti dollinë në darkën për pjesëmarrësit e konferencës: "Dëshëroj edhe njëherë të përsëris mbështetjen time personale në emër të SHBA për të gjithë njerëzit në Lindjen e Afërme që duan të jetojnë në paqe dhe liri. Ne i përkrahim ata në konferencën në Anapolis dhe përtej saj."

Shtëpia e Bardhë nga njëra përpiqet të reduktojë disi shpresat për rezultatet e takimit një ditor. Një marrëveshje paraprake mes izraelitëve dhe palestinezëve për hapat e mëtejshëm nuk është kusht për suksesin e konferencës. Në fjalën e tij të shkurtër në ministrinë e jashtme Bush rikujtoi sërisht se synimi i tij është arritja e një zgjidhjeje me dy shtete e cila megjithatë kërkon kompromise të vështira. Nga ana tjetër zgjohen megjithatë shpresa. Presidenti Bush: "Për të arritur këtë objektiv nevojiten fqinj të cilët angazhohen për paqe mes Izraelit dhe një shteti të ri palestinez. Pjesëmarrja e një numri të madh përfaqësuesish nga këto shtete në konferencë më jep shpresë. "

Mijra hebrejë luten që të mos zhvillohet konferenca e paqes, Jeruzalem

Mijra hebrejë luten që të mos zhvillohet konferenca e paqes, Jeruzalem

Gjithashtu u tha se Olmert dhe Abaz kanë shprehur vullnetin për të arritur një marrëveshje në procesin e paqes në Lindjen e Afërme përpara përfundimit të mandatit të presidentit Xhorxh Bush. Gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë ditën e hënë Olmert duke iu referuar dështimeve në përpjekjet e mëparshme për paqe u shpreh: "Këtë herë gjërat janë ndryshe pasi kemi shumë pjesëmarrës në një ngarje nga e cila pres të vërë në rrugë një proces serioz negociatash mes nesh dhe palestinezëve. Ky do të jetë vërtet një proces dypalësh por mbështetja ndërkombëtare është për ne shumë e rëndësishme. "

Krahas Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian në konferencë marrin pjesë edhe Siria, Libani, Egjipti dhe Arabia Saudite. Mahmud Abaz gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë ditën e hënë e formuloi kështu objektivin minimal për konferencën: "Ne kemi shpresa të mëdha që nga kjo konferencë të konkludohet në negociata për statusin përfundimtar të shumë çështjeve të polemizuara. Këto negociata duhet të kenë si rezultat një marrëveshje për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve. Një marrëveshje që garanton siguri dhe stabilitet."

Këtë herë SHBA janë të gatshëm të mbikqyrin zbatimin e marrëveshjeve të një roadmap-i të rigjallëruar. Por nëse arrihet deri këtu do t'a tregojnë rezultatet e konferencës.

  • Data 27.11.2007
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CTom
  • Data 27.11.2007
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CTom