1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ngrihet padi kundër atentatorit të Tucson

Pas atentatit ndaj deputetes së Kongresit Amerikan, Gabrielle Giffords në shtetin e Arizonës, është ngritur aktakuzë për vrasje dhe tentativë për vrasje ndaj 22 vjeçarit, që vrau gjashtë persona.

Banorët e Tucson kujtojnë viktimat dhe të lënduarit në atentat.

Banorët e Tucson kujtojnë viktimat dhe të lënduarit në atentat.

Policia në Tucson ka publikuar ndërkohë telefonatat për urgjencën, që bëheshin në kohën e atentatit. Një zë burri thotë: "Giffords", emrin e deputetes demokrate të qëlluar në kokë. Më pas një person telefonon e bën fjalë për të shtëna para një supermarketi. Britmat që dëgjohen bëjnë të qartë, se çfarë ka ndodhur në vendparkimin para një supermarketi ditën e shtunë (08.01). Tre njerëz të guximshëm penguan një katastrofë edhe më të madhe. Një grua, ndërkohë e plagosur, ia mori pistoletën nga dora atentatorit, në kohën që ai po përpiqej ta rimbushte, pas kësaj dy burra të tjera arritën ta mposhtnin atë.

Deputetja demokrate Gabrielle Giffords.

Deputetja demokrate Gabrielle Giffords.

Giffords ka dalë nga gjendja e komës

Nga 20 të shtënat humbën jetën gjashtë vetë. Ka njoftime për 12 deri në 14 të plagosur. Nga ata vetëm kongresmenja Gabrielle Gifford ndodhet në stacionin intensiv. Vetëm të dielën ajo doli nga gjendja e komës. Mjeku trajtues u shpreh para mediave se pacientja gjendet në gjendje të mirë, aq sa mund të gjendet mirë dikush në këto kushte:

"Kur një plumb të kalon nëpër tru, atëherë shanset e mbijetesës janë shumë të vogal, edhe shanset për të dalë nga koma dhe për të kuptuar sinjalet janë edhe më të vogla. Për këtë arsye deri tani, çdo gjë ka shkuar mirë, të shpresojmë që do të vazhdojë çdo gjë kështu."

Prokuroria e Arizonës ngre padi për atentatorin

Kundër 22 vjeçarit Jared Loughner prokuroria e Arizonës ka ngritur aktpadinë. Vrasje dhe tentativë për vrasje. Të hënën (10.01) Loughner përgjigjet për herë të parë para gjyqit.

Personi i dytë që kërkon policia është taksisti që e solli atentatorin në vendin e ngjarjes. Ky person nuk duket se ka lidhje me atentatin. Nuk dihet ende pse Loughner u përpoq të vriste kongresmenen Giffords. Ka gjasa që në vitin 2007 të ketë vizituar njëherë një akvitet të saj zgjedhor. Në bazë të videove dhe publikimeve në internet, 22 vjeçari të le përshtypjen se ka probleme psiqike.

A ka lidhje atentati me situatën e tensionuar politike?

Në të gjithë Amerikën diskutohet nëse atentati ka lidhje edhe me gjendjen e tensionuar politike në vend.

"Kolegët e mi janë shumë të shqetësuar. Sepse në dy, tre vitet e fundit atmosfera është bërë veçanërisht konfrontuese dhe dashakeqe", - shprehet deputeti demokrat, Steny Hoyer.

Gjatë fushatës zgjedhore për Kongresin Amerikan, politikania republikane Sarah Palin i kishte shenjuar me kryq 20 deputetë demokratë. Ndër politikanët e vënë me kryq ishte edhe Gabrielle Giffords. Kryqëzimet ndërkohë janë hequr nga faqja e internetit nga grupi i punës së Sarah Palin.

Komenti i palës republikane ishte se kryqëzimi ishte thjesht simbolik. Palin i ka shprehur ngushëllimet e saj viktimave të atentatit. Shumica republikane në Kongresin Amerikan ka anuluar të gjitha votimet për këtë javë. Edhe rrëzimin e projektit të Obamës për shëndetësinë. Në vend të kësaj republikanët dhe demokratët duan të zhvillojnë një seancë të përbashkët.

Autor: Anna Engelke / Lindita Arapi

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 10.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zvmI
  • Data 10.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zvmI