1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ngecje në reformat drejt antarësimit në BE

Mospërmbushja e reformave në disa sfera të rëndësishme e në veçanti në gjygjësi dhe administratën publike, mund ta largojnë Maqedoninë nga procesi i integrimit në strukturat euroatlantike.

Oli Rehn në Shkup

Ngecje në reformat drejt antarësimit në BE

Në prag të publikimit të raportit të ri të Komisionit Europian për përparimin e Maqedonisë, qeveria duhet të japë maksimumin e saj, të zbatojë të gjitha reformat e rëndësishme për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në. Kështu janë shprehur dy diplomatët evropianë, ambasadori i BE-së Ervan Fuere dhe Llarsd Freden ambasador i Suedisë, vendi i të cilit kryeson më BE-në. Mospërmbushja e reformave në gjyqësi si dhe kritereve të caktuara politike, janë disa nga arsyet që sipas ekspertëve e largojnë Maqedoninë nga integrimi në strukturat euroatlantike.

Sanja Kostovska, nga Qendra për menaxhimin dhe hartimin e politikave, thotë se kontesti rreth emrit është vetëm një arsye për moszbatimin e 8 kritereve, të parashtruara vitin e kaluar nga Komisionari për zgjerim, Oli Ren. “Për fat të keq, Maqedonia nuk ka arritur të tregojë përparim të madh në përmbushjen e reformave, në bazë të 8 kritereve të BE-së. Ajo që na mungon ne, është menaxhimi më i mirë i vetë procesit të përmbushjes së standardeve dhe afrimi i vendit drejt BE-së. Çështja e emrit ka lënë në hije përmbushjen e kritereve të tjera,” vlerëson Sanja Kostovska.

Reformat në gjygjësi, administrata profesionale dhe e depolitizuar, dialogu midis pozitës dhe opozitës, pavarësia dhe liria e mediave janë vetëm një pjesë e kërkesave të KE-së që Maqedonia duhet t`i plotësojë nëse dëshiron të marrë datën për fillimin e negociatave për antarësim në BE. Ekspertët që ndjekin integrimet euroatlantike konkludojnë se shumë pak nga kërkesat janë të përmbushura. "Ligji për Parlamentin dhe qeverinë duhej të ishte miratuar në muajin prill, por nuk ka ndodhur. Ka ngecje edhe në dialogun politik midis pozitës dhe opozitës, “ thotë Lidija Dimoska nga Qendra maqedonase për arsimim evropian.

Euroambasadori Ervan Fuere, është i mendimit se në disa sfera ka ngecje evidente të reformave. Sipas tij, nuk ka dëshmi të mjaftueshme që do të tregonin se gjygjësori është i pavarur. “Edhe në administratën publike reformat janë të ngadalsuara, në këtë drejtim duhet të punohet shumë. Duhet të implementohet me efikasitet struktura e përparimit në karierë dhe duhet të ndërpritet dukuria e shëmtuar e ndërrimit të të punësuarve në administratën shtetërore, varësisht se cila parti vjen në pushtet,“ thotë ambasadori i BE-s në Maqedoni, Ervan Fuere.

Osman Kadriu, ekspert për çështje juridike, thotë se politizimi, joefikasiteti dhe korrupsioni, janë tre elementët që karakterizojnë pushtetin gjyqësor, nga të cilët do të pësojë edhe procesi i integrimit të vendit.
“Nuk mendoj se deri në fund të vitit do të eliminohen të gjitha këto dukuri, që të flasim se Maqedonia i plotëson kushtet edhe nga aspekti i pavarësisë së pushtetit gjyqësor për anëtarësim në strukturat euro-atlantike ," shpreh mendimin profesori Osman Kadriu.

Autor : Fatos Musliu
Redaktoi : Aida Cama





  • Data 08.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ijsy
  • Data 08.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ijsy