1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Nga viktimë në nënkampion

Qindra-mijëra mina kanë mbetur nga koha e luftës në Bosnjë dhe vazhdojnë të shkaktojnë viktima. Por disa syresh rikthehen në jetë përmes sportit.

Edhe më shumë se dy dekada pas luftës në Bosnjë-Hercegovinë territori i vendit vazhdon të jetë i rrezikshëm. Qindra-mijëra mina dhe lëndë plasëse të pashpërthyera ndodhen të shpërnada në mbarë vendin dhe vazhdojnë të vrasin edhe sot njerëz në Bosnje. Një nga viktimat e minave është edhe Ermin Jusufovic. Para dhjetë vjetësh ai hasi në një minë dhe si pasojë humbi këmbën e djathtë. Por historia e tij ka një ndryshim nga të tjerët. 

Bosnien ausgeschwemmte Minen werden nach der Flut geräumt 20.05.2014 (AFP/Getty Images)

Edhe 25 pas luftës në Bosnjë-Hercegovinë ka qindra-mijëra mina dhe lëndë plasëse të pashpërthyera.

Ermin Jusufovic është lojëtar paralimpik në vollejbollin ulur. Sporti i ndihmon të rigjejë veten në jetë. "Volejbolli ulur është bërë për mua tani një stil jetese. Jo vetëm se përmes tij shmang energjitë dhe mendimet negative, por se kam mundësi të takoj shokët e mi. Kjo më ndihmon që të ruaj kondicionin fizik, por edhe atë psiqik dhe të ruaj dëshirën për jetën." - thotë Ermin Jusufovic.

Djemtë e Bosnjes

"Djemtë e Bosnjes" e quajnë ata ekipin e tyre - të themeluar pas luftës në fundin e viteve 90-të - për invalidëd e luftës dhe viktimat e minave. Jusufovic ia ka dalë që të kalojë në kategorinë e parë të kombëtares se Bosnjes.

Minengefahr in Bosnien und Herzegowina (DW/Z. Ljubas)

Ermin Jusufovic me ekipin e tij "Sinovi Bosne" - "Djemtë e Bosnjes"

Atë e mbështet vëllai i tij binjak Armini dhe e gjithë familja. Ata banojnë bashkë, punojnë kopshtin e tyre dhe kanë krijuar një idil me bletë. Kjo është rruga e tyre që të përballojnë njëherësh disa goditje të fatit. 

"Gjysmën e parë të vitit pas aksidentit unë zgjohesha për ditë me lot në sy, se nuk e pranoja atë situatë." E sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, vëllai i tij vetëm dy vjet më parë ndeshi në një minë. Ai pati fat të madh - u plagos rëndë, por mjekët arritën t'ia shpëtojnë krahët dhe këmbët.

Ermin Jusufovic lufton çdo ditë, që ai dhe familja e tij të mund të jetojnë sërish të shpenguar si përpara aksidentit me minën. Dhe sërish do fitore në fushë e ndihmon atë në këtë drejtim.

Sikurse dhe fitorja në Lojërat Paralimpike vitin e kaluar në Brazil. "Ne dolëm në vend të dytë - por ndjesia ishte sikur të kishim fituar vendin e parë." - thotë Ermini.

Pas tre vjetësh ai do të shkojë sërish në olimpiadë - por ëndrra e tij e madhe është që një ditë në Bosnje-Hercegovinë të mos plagosen dhe vdesin më njerëz prej minave.