1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Nga shtypi i së hënës (13.07.09)

Një qendër kushtuar mirëkuptimit reciprok dhe socialdemokratët njëmbëdhjetë javë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare.

Fotografi e Marwa El-Sherbinyt në murin e bashkisë së Drezdenit

Fotografi e Marwa El-Sherbinyt në murin e bashkisë së Drezdenit

Nga shtypi i sotëm gjerman zgjodhëm dy tema: ngritja e një qendre kulturore islamike në Drezden dhe socialdemokratët njëmbëdhjetë javë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare.

Miq dhe të afërm të Marwa El - Sherbinys, të vrarë në sallën e gjygjit të Drezdenit, kërkojnë të ngrenë një qendër kulturore islamike në kryeqytetin e landit të Saksonisë. Ideja ka kohë që është hedhur, shkruajnë iniciatorët e deklaratës. Prandaj edhe me ndihmën e egjiptianes së vrarë është ngritur më parë një shoqatë. "Ne ndiejmë si detyrim që të shtojmë përpjekjet tona," thuhet në tekstin e botuar në gazetën Tagesspiegel (13.07.09). Ka shpresa që "në një qytet të mrekullueshëm si Drezdeni, ku jetojnë njerëz me vendosmëri, një qytet ku ndodhet simboli i kishës së rindërtuar Frauenkirche, të mund të ngrihet edhe një qendër tjetër që t'i kushtohet mirëkuptimit reciprok".

Vështirësitë e socialdemokratëve për zgjedhjet parlamentare

Rezultate të këqija në sondazhe, grindje të brendshme partiake për garancitë e pensioneve dhe tani një kthim simbolik krahësh nga presidenti amerikan Barack Obama. Për kandidatin e socialdemokratëve për kancelar, Frank Walter Steinmeier, situata është duke u ngjizur trashë, njëmbëdhjetë javë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Sipas informacioneve të revistës "Spiegel" Obama i ka shprehur profecitë e fitores, kancelares Angela Merkel, që në vizitën e saj në Uashington në fund të muajit qershor, çka e ka nervozuar kampin e Steinmeierit. Para zhvillimit të zgjedhjeve nuk do të ketë një vizitë e ministrit të Jashtëm gjerman Steinmeier tek Obama. Shtëpia e Bardhë i ka vënë vizën datës së takimit, shkruan "Spiegel". Megjithatë një udhëtim pritej edhe sepse fotografitë me Obamën kanë efekt pozitiv para zgjedhjeve. Sidoqoftë Steinmeier ka folur ndryshe nga Merkeli për pranimin e të burgosurve të Guantanamos.

Ekipi i fushatës zgjedhore të kandidadit të socialdemokratëve për kancelar, Frank-Walter Steinmeier, është duke marrë konturet e para. Ministrja 44-vjeçare e landit Rajnland-Pfalc, Doris Ahen, dhe 35-vjeçarja ministre e çështjeve sociale në Landin e Meklenburg Vorpomern, Manuela Schwesig, bëjnë pjesë në ekipin e Steinmeierit, shkruan gazeta «Frankfurter Allgemeiner Sonntagszeitung". Por zyrtarisht, Steinmeier do ta prezantojë ekipin e tij në fund të muajit gusht. Sipas gazetës, Partia e Steinmeierit ka kritikuar datën e prezantimit si të vonshme, për të mundësuar profilimin e duhur të politikanëve që njihen pak nga federata. Steinmeier kërkon të ngrerë në pah gratë në fushatë.


Në ekipin e tij të kompetentëve do të prezantohen disa figura femërore të Partisë Socialdmokrate, ka deklaruar Steinmeier për «Welt am Sonntag». Ai ka thënë për gazetën, "ministre dhe ministra socialdemokratë do të marrin pjesë në ekipin tim, të tjerë do u shtohen atyre."

Autor: Aida Cama
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 13.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ImIf
  • Data 13.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ImIf