1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nga sekretar shteti gjykatës në Tribunalin e OKB-së për ish- Jugosllavinë

Sekretari i shtetit për çështjet juridike në Berlin, Kristof Flyge, 61 vjeçar është emëruar zyrtarisht gjykatës në Tribunalin e OKB-së për krime lufte për ish-Jugosllavinë në Hagë. Më 18 nëntor ai merr përsipër detyrën.

default

Tribunali i Hagës

Arrestimin spektakular të kriminelit serb të luftës Radovan Karaxhiç në fund të korrikut Kristof Flyge (Christoph Flügge), ish-sekretari i shtetit për çështjet juridike i shtetit në Berlin, e ka ndjekur me interes të madh. Sepse në atë kohë vazhdonte procedura për emërimin e tij si gjykatës në gjykatën ndërkombëtare për krime lufte.

Pak më vonë erdhi emërimi zyrtar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon. Këtë të martë juristi 61 vjeçar nis punën. Mund të ndodhë që një ditë Flyge të shqiptojë edhe dënimin kundër Karaxhiçit.

Proceset që ka përpara Flyge

Akoma është e hapur, se cilat dosje të procesit do të përfundojnë në tavolinën e Flyges. 115 procese ka përfunduar deri tani Tribunali, 46 të tjera janë akoma të hapura. Ndër ta është edhe ai kundër Karaxhiçit, që akuzohet për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Që kur Karaxhiçi u kap në Beograd dhe u dorëzua në Hagë, ish-shefi i ushtrisë së tij Ratko Mladiç është numri një i listës të të kërkuarve të Tribunalit. Të dy bëhen përgjegjës për masakrën e Srebrenicës, kur në vitin 1995 u vranë rreth 8000 muslimanë të Bosnjës.

Niederlande Den Haag Radovan Karadzic vor UN Kriegsverbrechertribunal

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç para Tribunalit të Hagës

Kush është Kristof Flyge?

Flyge njihet nga njëra anë si ekspert i njohur i së drejtës penale. Si prokuror, gjykatës penal, shef i sektorit për dënimet penale në administratën juridike të Berlinit ai ka grumbulluar përvoja të shumta në fushën e ligjit penal të aplikuar. Në rradhë të parë ishte përvoja ndërkombëtare e tij, që e bëri qeverinë gjermane të rekomandojë berlinasin për postin e gjykatësit në Hagë.

Kristof Flyge ka punuar për vite me rradhë si ekspert ligjor për Këshillin e Evropës dhe angazhohet në fondacionin gjerman për bashkëpunimin në të drejtën ndërkombëtare (IRZ), që u themelua në vitin 1992 me iniciativë të ministrit të atëhershëm të drejtësisë, Klaus Kinkel. Ajo konsulton dhe mbështet shtetet e Evropës Qëndrore dhe Lindore në adaptimin e së drejtës kombëtare me atë të BE-së. Ai është gjykatësi i dytë gjerman në Tribunalin e OKB-së për ish- Jugosllavinë dhe pasues i Volfgang Shomburg-ut (Wolfgang Schomburg), i cili e dorëzoi postin për arsye personale një vit para përfundimit të mandatit. Ashtu si paraardhësi i tij Flügge do të kontribuojë, që përgjegjësit për krimet në ish-Jugosllavi të japin llogari. Mendimet e pakontrolluara të hakmarrjes janë të huaja për juristin e bindur. " Vetë krimineli, më i keqi qoftë, ka dinjitet njerëzor," ka thënë një herë Flyge.


  • Data 18.11.2008
  • Autor Lindita Arapi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fx50
  • Data 18.11.2008
  • Autor Lindita Arapi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fx50