1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Nga psikiatër në kriminel - Stacionet e karrierës së një krimineli lufte

Ish udhëheqësi serb i Bosnjës, Radovan Karaxhiç është transferuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Ai udhëtoi në orët e para të mëngjesit nga ndërtesa e Gjykatës në Beograd për në Hagë.

Radovan Karaxhiç

Radovan Karaxhiç

Karaxhiç është paditur për rolin e tij, siç akuzohet, në krimet më të rënda në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore, vrasjen në vitin 1995 të tetë mijë myslimanëve në Srebrenicë.

Nga psikiatër dhe poet në një kriminel mizor, kjo është rruga që ka shoqëruar Radovan Karaxhiçin, ish udhëheqësin e serbëvë të Bosnjës. I lindur në Mal të Zi, ai shkoi në Bosnjë në vitet 60-të. Për energjitë kriminalë që ai mbart, u bë e qartë në vitet 80. Atëhere ai u burgos për 11 muaj për shkak të shpërdorimit të parave nga firmat. Në vitin 1990 Karaxhiçi themeloi Partinë Serbe Demokratike, SDS, dhe u vu në krye të saj. Me retorikën e tij të zjarrtë, ai u bë figurë simbolike e nacionalistëve serbë. Para fillimit të luftës, në fjalën e tij në parlament ai foli mbi tmerrin për myslimanët në Bosnjë:"Ju do ta çoni Bosnjë -Hercegovinën në ferr. Populli mysliman, ndoshta do të zhduket, sepse myslimanët nuk janë në gjendje që të mbrohen kur këtu të shpërthejë lufta".

Fjalë, që nga vështrimi i sotëm, mund të duken si profeci ose një vizion i llahtarshëm. Dëbime, përdhunime, vrasje, këto akuza qëndrojnë pas Radovan Karaxhiçit. Emri i tij do të lidhet përgjithmonë me nocionin e pastrimit etnik. Kulmi ishte padyshim masakra në Srebenicë, ku në korrik të vitit 1995, u vranë rreth 8 mijë myslimanë. Në vend që ti vinte turp, Karaxhiçi vuri theksin në meritat e tij për këtë tmerr: "Mlladiç është një legjendë, që ne kemi krijuar, sepse ne e dijmë që populli ynë i do legjendat. Por ne nuk duhet të harrojmë të përmendim sukseset dhe meritat e komandantëve të tjerë, si psh komandanti i korpusit të Srebenicës, zoti Kerstiç. Ai ka bërë planin e Srebenicës në praninë time. Unë i kam dhënë atij lejen që të zbatojë këtë plan dhe ai e ka bërë në mënyrë të mrekullueshme".

Padia e parë u ngrit ndaj tij më 25 korrik të vitit 1995, ndërsa e dyta në të njëjtin vit më 14 nëntor. Në të dyja paditë Karagjiç u fajësua si përgjegjës për gjenocid dhe krime luftë, ndër të tjera, edhe për vrasjen e civilëve dhe për përdhunim. Përveç kësaj, për shkak të krimeve ndaj qytetarëve të qytetit të Sarajevës, ai akuzohet edhe për rrethimin trevjeçar të qytetit. Në këtë kohë serbët e Bosnjës përmes bombardimeve nga malet kishin vrarë rreth dhjetra mijra civilë. Ata qëlluan nëpër rrugë dhe nëpër banesat e tyre. Caqet e sulmit ishin shtëpitë, sheshet, rradhët e njërëzve që kërkonin ujë dhe bukë si dhe spitalet dhe shkollat. Për bombardimin në qendrën tregëtare "Markale" në Sarajevë, Karaxhiç e mohon faktin që granata është hedhur nga një bazë e tij ushtarake: "Gjithmonë, kur bisedimet arrijnë në një pikë të rëndësishme, ose kur një mysafir i rëndësishëm viziton Sarajevën, ne ishim dëshmitarë se si populli mysliman përmes qeverisë myslimane do të masakrohej ".

Tani Karaxhiç duhët të përgjigjet para Tribunalit të Hagës. Ai tashmë ka lënë të nënkuptojë se dëshiron të vetëmbrohet. Edhe në qoftëse ai përpiqet me fjalë të tilla apo me të tjera të fshehë faktet, një gjë është e qartë: se ai pjesën tjetër të jetës së tij do ta kalojë në burg.

  • Data 30.07.2008
  • Autor Sanja Blagojaviç
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EmUE
  • Data 30.07.2008
  • Autor Sanja Blagojaviç
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EmUE