1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Nga oferta për emigracion deri tek futja e vizave - Debati për refugjatët nga Ballkani në Gjermani

Nё debatin pёr refugjatёt nga Ballkani Perёndimor politikanёt e partisё socialdemokrate (SPD) dhe ekologjistёt tёrheqin vёmendjen, qё ҫёshtja tё diskutohet nё mёnyrё konstruktive.

E ngarkuara e qeverisё federale pёr migracionin, Aydan Özoguz (SPD) i bёri thirrje partisё kristinsociale (CSU), qё tё heqё dorё nga nxitja e frymёs kundёr refugjatёve. Nё sfondin e rritjes sё vazhdueshme tё numrit tё refugjatёve nga vendet e Ballkanit Perёndimor kryeministri i Bavarisё Horst Seehofer (CSU) u shpreh se po "abuzohet me azilimin" dhe shpalli "masa mё rigoroze". Kёrkesat pёr azil tё shqiptarёve, kosovarёve dhe malazezёve normalisht nuk kanё shanse pёr njohjen e statusit. Ndaj CSU kёrkon, qё tё hapen qendra pёrkatёse pёr strehimin kalimtar tё atyre refugjatёve, qё nuk kanё perspektivё tё pranohen pёr tё qendruar. Özoguz i tha gazetёs "Tagesspiegel" (numri i sё dielёs) se mund tё diskutohet pёr qendra pranimi tё pёrkohshёm, nё tё cilat kryesisht tё strehohen azilkёrkuesit nga Ballkani, por "nuk shkon aspak qё tё pёrdoret retorika e ngjalljes sё frikёs dhe tё flitet pёr kampe dёbimi, nё tё cilat tё vlejnё standarde minimale trajtimi."

Kryetari i partisё ekologjiste Cem Özdemir shprehu mirёkuptim pёr njerёzit nga Balkani Perёndimor, qё vijnё nё Gjermani, Sipas tij qereria duhet tё angazhohet pёr tё luftuar shkaqet e migracionit nё vendet e origjinёs sё refugjatёve. Özdemir, tha, se: "njerёzit vijnё, sepse ka arsye». Ai tha nё intervistё pёr radion kombёtare gjermane "Deutschlandfunk" se dёshiron qё mё fund "qeveria tё merret me kёtё".

Horst Seehofer / CSU / Bayern

Politikani i CSU-sё Seehofer kritikon abuzimin me azilin

Qeveria federale gjermane shtetet si Maqedonia dhe Mali i Zi do t'i nxisё qё tё luftojnё shkaqet e migracionit. Kancelarja Angela Merkel (CDU) dhe tё tjerё politikanё tё koalicionit qeveritar u kanё bёrё tё qartё kёtyre vendeve, se: "Duhet tё kujdeseni, qё qytetarёt tuaj tё trajtohen si duhet, qё njerёzit qofshin ata homoseksualё apo romё duhet tё kenё mundёsi tё mёsojnё gjuhёn e tyre, tё kenё njё punё dhe tё mos diskriminohen." Sepse sipas tyre, kush do tё bёhet anёtar i Bashkimit Europian, nuk ka vetёm tё drejta, por edhe detyrime.

Kreu i CSU Seehofer i mbron planet e tij tё diskutueshme tё partisё sё tij. "Nuk ka kuptim, qё azilkёrkuesit nga Ballkani tё regjistrohen, tё shpёrndahen nё tё gjithё Gjermaninё dhe pas kёsaj sёrish tё bashkohen nё njё vend pёr t'u kthyer nё vendet e origjinёs", tha Seehofer. "Eshtё logjike, qё azilkёrkuesit nga shtete tё sigurta tё mbahen bashkё nё qendra tё pёrkohshme pranimi." Sipas tij, kjo mundёson "njё proces kompakt, pёr t'i kthyer shpejt azilkёrkuesit, qё nuk mund tё pranohen".