1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Nga Berlini përshëndetet vendimi i Komisionit

Parlamentarë gjermanë e përshëndesin propozimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, por tërheqin vëmendjen që ai të mos keqpërdoret për azil.

Rainer Stiner

Rainer Stiner

Lajmi nga Brukseli për propozimin e Komisionit për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën u përshëndet në Berlin. “Ky është një vendim shumë i mirë, sepse të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është për orientimin evropian të këtyre vendeve, që shtetasit e tyre të mund të vizitojnë Evropën”, i tha deputeti liberal Rainer Stinner programit shqip të Deutsche Welles. Politikani i pozitës shtoi më tej se pret nga shtetasit e këtyre vendeve që të tregohen të kujdesshëm e të mos e keqpërdorin atë për azil.

Marieluise Beck

Marieluise Beck

Politikanja e gjelbër Marie Luise Beck, kujtoi përvojën me liberalizimin e mëparshëm të vizave me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, në dhjetor 2009: “Mbas liberalizimit të vizave në Maqedoni, pati një rreth relativisht të madh azilkërkuesish shqiptarë. Ka shumë vende në Bashkimin Evropian që kanë frikë, se kur të hiqen vizat për Shqipërinë dhe Bosnjë- Hercegovinën, do të vërshojnë sërish azilkërkuesit", tha ajo. Beck kërkoi që të ketë më shumë sensibilizim në këto vende e që njerëzit të sqarohen mirë se kur kanë të drejtë azili, e kur jo," tha politikania opozitare.

Liberalizimi në vjeshtë

Si Beck, ashtu edhe Stinner, shprehën optimizmin e tyre se Këshilli i ministrave të BE-së do ta pranojë propozimin e Komisionit. Por nënkryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve, Gernot Erler, vëren se deri në vjeshtë, kur të merret vendimi duhen plotësuar disa mangësi, që evidentohen edhe në raportin më të fundit të komisionit për dialogun e vizave. “E kam fjalën për bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin e drejtësisë, luftën kundër veprimtarive ilegale dhe korrupsionit e ë ngjashme”, i tha ai Deutsche Welles.

Gernot Erler (SPD)

Gernot Erler (SPD)

Mjaft më me bllokadë!

Kriza e brendshme politike në Shqipëri nuk ka ndonjë pasojë të drejtpërdrejtë në vendimin e ministrave, tha më tej politikani socialdemokrat, por ai shtoi se kjo çështje është shumë e rëndësishme për reputacionin e përgjithshëm të Shqipërisë. Ish-ministri gjerman për Evropën bëri thirrje që bllokada të përfundojë: “Kjo bllokadë e dëmton shumë Shqipërinë. Gatishmëria për investime të huaja ka rënë, marrëdhëniet tregtare kanë rënë, procesi i reformave ligjore faktikisht ka mbetur në vend dhe nuk po ecën përpara, por ne si evropianë nuk mund të detyrojmë asgjë. Ajo që na mbetet për të thënë është “Mjaft!”, tha politikani socialdemokrat. Erler, tha se kjo thirrje u drejtohej të dyja palëve. Ndërsa deputeti liberal Rainer Stinner i bëri thirrje opozitës që t'i zgjidhë problemet e saj me mjete politike dhe jo me "bojkotimin e një institucioni kaq demokrat sa ç'është parlamenti".

Autor: Anila Shuka

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 27.05.2010
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NZLK
  • Data 27.05.2010
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NZLK