1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Nga autostrada e Kosovës do të përfitojë gjithë rajoni

Autostrada e Kosovës që lidh Shqipërinë me Serbinë pritet të fillojë nga ndërtimi. Megjithë koston e lartë financiare, autostrata ndrtimi i të cilës do të zgjasë tri vjet do t'i sjellë vendit përfitime ekonomike.

Rruga Prishtinë- Mitrovicë, Kosovë

Rruga Prishtinë- Mitrovicë, Kosovë

Autostrada e Kosovës e cila përshkon gjithë territorin, nga kufiri me Serbinë deri në atë më Shqipërinë, cilësohet si një rrugë transballkanike. Kaqusha Jashari, e cila për një kohë të gjatë ka punuar në drejtorinë e rrugëve që kanë qenë pjesë e projektit të autostradës, i tha Deutsche Welles, se autostrada e Kosovës sjell shumë dobi për vendin. “E para sepse kjo rrugë lidhet me autostradën e Shqipërisë me dalje në portin e Durrësit, pra ka përfitime ekonomike dhe e dyta, në ndërtimin e kësaj rruge do të angazhohen edhe firma vendore, sepse kompania që do ta ndërtojë rrugën nuk ka leverdi të sjellë të gjitha makineritë dhe fuqinë punëtore nga jashtë, kështu që në ndërtimin e rrugës do të angazhohen firma dhe fuqi punëtore nga Kosova," thotë Kaqusha Jashari.

Urë afër të Prishtinës

Urë afër Prishtinës

Autostrata nxjerr Kosovën nga izolimi

Zonja Jashari, thotë se Kosova deri tani ka qenë një vend i izoluar në lidhjet e saj me koridoret ndërkombëtare dhe autostradën e Kosovës, ajo e quan korridori i shtatë transballkanik, që i heq vendit izolimin. “Tani vetëm 15 përqind e transportit ballkanik bëhet përmes Kosovës. Por nëse kjo autostradë lidhet edhe me autostradën e Serbisë në qytetin e Nishit, natyrisht duke përjashtuar politikën në këtë mes, atëherë një pjesë shumë e madhe e transportit ballkanik do të kalojë nëpërmes autostradës së Kosovës, drejt Shqipërisë dhe portit të Durrësit, sepse kjo është rruga më e shkurtër për në Evropë," thotë Kaqusha Jashari.

Autostrada e Kosovës do të kalojë nëpër tetë komuna të vendit. Ministri i transportit në qeverinë e Kosovës Fatmir Limaj, gjatë prezantimit të projektit shpjegoi se autostrada, do të shtrihet në një terren të përshtatshëm. Autostrada do të jetë e gjatë 117 kilometra. “Autostrada Merdare- Prishtinë- Morinë do të jetë autostradë hyrje- daljeje e një sistemi të mbyllur me gjerësi 28 metra, katër shirita qarkullues të gjera 3.75 metra, dy shirita ngadalësues me gjerësi nga tri metra, si dhe brez të gjelbërt në mes të shiritave në gjerësi deri në katër metra," thotë ministri Limaj.

Rruga e aeroportit

Rruga e aeroportit

Kompania amerikano-turke Bechtel dhe Enka, që u përzgjodh për ndërtimin e autostradës, në ofertën e saj parasheh shumën prej 600 milion eurosh për kostot e ndërtimit të rrugës. Mirëpo, kjo shumë mund të rritet deri në 800 milionë euro kur këtu të përfshihet edhe shpronësimi i tokave private aty ku do të kalojë autostrada. Qeveria e Kosovës tashmë ka hartuar ligjin që i lejon asaj shpronësimin e tokave private.

Ndërtimi fillon në pranverë

Këtë shumë rreth 800 milion eurosh qeveria e Kosovës parasheh ta sigurojë, një pjesë nëpërmes kredisë dhe një pjesë nga buxheti i Kosovës. Eksperti i ekonomisë Flamur Keqa, thotë për programin tonë se Kosova nuk e ka luksin që të futet në kredi, por, mund të shfrytëzojë fonde të grumbulluara, siç janë ato nga privatizimi që kalojnë shifren mbi 400 milion euro. “Kosova ka mjete që janë akumuluar nga procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat fatkeqësisht ende nuk kanë hyrë në funksion të ekonomisë së Kosovës," thotë Flamur Keqa.

Sidoqoftë, qeveria akoma nuk ka dhënë detaje se nga cila bankë, apo mekanizëm financiar ndërkombëtar do të sigurohen të hollat për ndërtimin e Autostradës. Megjithatë, ajo thotë se autostrada do të ndërtohet, punimet do të fillojnë në pranverë dhe të përfundojnë pas tri vjetësh.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 22.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LdZQ
  • Data 22.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LdZQ