1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nga Asambleja e 63-të e Përgjithshme e OKB-së

Punimet e Asamblesë së 63-të të Përgjithshme të OKB-së dominohen nga tema e krizës financiare, varfërisë në botë si dhe problemi i terrorizmit. Në axhendë është edhe rezoluta e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

default

Asambleja e 63-të e Përgjithshme e OKB-së, Nju Jork 23.09.2008

Në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të martën (23.09.) në Nju Jork Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Mon duke folur përpara më shumë se 100 kryetarëve të qeverive dhe të shteteve nga e gjithë bota tërhoqi vëmendjen mbi problemin e varfërisë në botë. "Kombet nuk mund t´i mbrojnë më interesat e tyre os etë përmirësojnë mirëqenien e popujvetë tyre pa partneritetin me pjesën tjetër të botës. Unë kam frikë se tani ekziston rreziku që të humbasë perceptimi për ekzistencën e këtyre dy realiteteve."


Fjalimi i presidentit të SHBA Xhorxh Bush kishte si temë qendrore luftën kundër terrorizmit: "

"Si shtete sovrane ne kemi detyrim të menaxhojmë në mënyrë të përgjejshme dhe t´i zgjidhim problemet përpara se ato të shpërthejnë përtej kufijve. Ne kemi detyrim të parandalojmë që territori ynë të përdoret si vend i sigurtë për terrorizmin dhe krimin e organizuar. Ne kemi detyrim të respektojmë të drejtat dhe t´u përgjigjemi nevojave të popujve tanë. Organizatat multilaterale kanë përgjegjësi. Për tetë vjet kombet e kësaj asambleje kanë bashkëpunuar për t´i bërë ballë kërcënimit nga ekstremizmi. Ne jemi dëshmitarë të sukseseve por edhe të dështimeve, prej nga kemi njxerrë mësime të qarta: OKB-ja dhe të tjera organizata multilaterale nevojiten më shumë se kurrë."


Për presidentin e Serbisë Boris Tadiç tema kryesore ishte pavarësia e Kosovës dhe shqyrtimi i saj nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë. Deklarimi i njëanshëm i pavarësisë së Kosovës është një sfidë për të gjithë sistemin e OKB-së, tha Tadiç në Nju Jork. Kjo do të thotë, që vendet antare të OKB-së mund të ndahen kundër vullnetit të tyre, tha ai duke tërhequr vëmendjen për rrezikun e shkallëzimit të konflikteve të tjera ekszituese.


Tadiç nënvizoi, se Gjykata Ndërkombëtare duhet të sqarojë çështjen: "A është shpallja e pavarësisë në mënyrë të njëanshme nga institucionet provizore te vetëqevrisjes së Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?" Të votohet kundër rezolutës së Serbisë, sipas Tadiçit do të thotë: "që të mohohet tani apo në të ardhmen e drejta e ndonjë vendi për të kërkuar rekursin judurik në sistemin e OKB-së."

DW.COM

  • Data 23.09.2008
  • Autor DW - Stafi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FNnR
  • Data 23.09.2008
  • Autor DW - Stafi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FNnR