1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Nga Afganistani direkt në Kosovë

Dërgimi i ushtarëve gjermanë nga Afganistani në Kosovë, pa pushim mes dy misioneve, ka ngjallur kritikë. I ngarkuari i Bundestagut për Mbrojtjen kërkon përmirësim të kushteve për ushtarët në Kosovë.

Ushtarë gjermanë të Kfor-it.

Ushtarë gjermanë të Kfor-it.

I ngarkuari për Mbrojtjen i Bundestagut, Helmut Königshaus (FDP) e kritikoi ashpër trajtimin që Bundeswehri u bën ushtarëve në misione në botën e jashtme. "Për çfarë 'planifikimi' bëhet fjalë, kur ushtarë të kthyer nga Afganistani dërgohen praktikisht pa ndërprerje në një angazhim në Kosovë?", shkruan ai sot në botimin e majit të revistës së ipeshkvit ushtarak katolik "Kompass"

Për disa ushtarë dhe familjet e tyre kjo do të thotë më shumë se një vit mision në botën e jashtme "praktikisht pa pushim, pa shplodhje", theksoi Königshaus. "Kjo është shumë qartë mungesë interesi për mirëqënien e ushtarëve që u janë ngarkuar planifikuesve."

I ngarkuari me çështjet e Mbrojtjes të Bundestagut kërkoi veç kësaj "me urgjencë" përmirësime në strehimin dhe përkujdesjen e ushtareve dhe ushtarëve në Kosovë.

Autor: kna/ Auron Dodi

Redaktoi: Eliana Xhani