1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Nga ëndrra për Europën në realitetin e pasigurtë - Refugjatët në Turqi

Integrimi i refugjatëve në vendin e „sigurtë“ të origjinës Turqi është në gjendje katastrofike. Autoritetet i kanë mbyllur sytë për një kohë të gjatë, vendasit po humbasin durimin. Daniel Heinrich nga Cesme.

Türkei Obdachloser Flüchtling

Refugjatë të pastrehë në Turqi

Andrea Schwaiger është mësuar me punë. Më së vonë këtë e vë re në tokjen e duarve me infermieren nga qyteti austriak, Insbruk. Andrea kujdeset në Izmir për refugjatët. Gjendja në terren e ka shokuar nënën e dy fëmijëve. „Në këtë gjendjen unë do t'i merrja fëmijët me vete e do shkoja deri në fund të botës, ku ata janë të sigurtë dhe nuk qëndroja në një vend ku përditë kamikazët hidhen në erë, ose ku ata duhet të ndeshen me një të ardhme të pasigurtë.”

Turqia nuk e meriton statusin e një porti të sigurtë për refugjatët: Rreth 3 milionë refugjatë jetojnë ndërkohë në vend, por vetëm një shifër e vogël jeton në kampet e organizuara shtetërore. Nga refugjatët sirianë që përbëjnë edhe numrin më të madh me 2,7 milionë vetë, janë strehuar në kampe vetëm 11% e tyre. Pjesa tjetër jeton e shpërndarë, kryesisht në qytetet e mëdha.

Türkei Hotelbesitzer Cevdet

Hotelieri Xhevdet shikon shpesh grindjet mes refugjatëve

Pak përvojë me refugjatët

Teorikisht ata kanë akses në sistemin shëndetësor e arsimor, por në praktikë refugjatët ndeshen me probleme masive të integrimit në shoqëri. Rrënjët qëndrojnë në pasivitetin e autoriteteve shtetërore.

Për Kristian Brakel, drejtues i fondacionit Heinrich Böll në Stamboll këto probleme kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e përvojës së emigrimit në Turqi. „Pyetjet për nënshtetësinë janë kritike në këtë vend dhe nuk priten mirë nga autoritetet turke“, thotë eksperti në bisedë me Deutsche Wellen. Edhe çështja të tjetër për shembull si po e ndryshojnë emigrantët karakterin e vendit, përkufizimin për kombin apo popullin turk „tematizohen shumë pak në publik.“

Im Cafe von Imece Türkei

Një kafene në Cesme -studentët ndihmojnë tek organizatat humanitare

Pasojat e rrezikshme të neglizhimit

Sociologu Anil Aktas shikon pasoja fatale për shoqërinë për shkak të pasivitetit shtetëror. Turqit po fillojnë të kenë frikë. „Shumica e turqve nuk beson se është e lehtë të integrosh të porsaardhurit në shoqëri. Ata janë të bindur, se dallimet kulturore e shoqërore sjellin trazira“, është i mendimit eksperti në Universitetin Bilkent në Ankara. „Për këtë pjesë të shoqërisë turke do të ishte katastrofale, po qe se emigrantët do të merrnin nënshtetësinë turke.“

"Njerëzit nuk dinë të sillenʺ

Një shembull konkret për këtë frikë të re tek turqit është Xhevdeti që nuk do t'i përmendet mbiemri. Për muaj me radhë ai strehoi refugjatë në hotelin e tij. Kur nuk kishin më para, i kam lënë të qëndrojnë në hotel edhe disa ditë më shumë, thotë 50 vjeçari. “Por është shumë e vështirë. Në të vërtetë ne kemi pak a shumë një traditë kulturore. Nuk e kuptoj këtë, njerëzit nuk dinë të sillen.“

Hotelierit i kanë ardhur në majë të hundës grindjet e përditshme me klientët. „Shikoni: Sa herë që dua t'u çoj ushqim apo të shpërndaj rroba shpërthen gati lufta. Para disa ditësh bleva ëmbëlsira për fëmijët dhe u thashë që të vendoseshin në radhë për t'i shpërndarë. As nuk isha larguar mirë, kur ata u hodhën mbi ëmbëlsirat. Janë kaq të dëshpëruar, shikojnë vetëm si të mbijetojnë vetë.“

Türkei Familie Huseyni

Familja afgane Husmeyni

Ëndërr Europa – Realiteti tjetër

Cevad Husmeyni është njëri nga ata refugjatë që ka bërë të gjitha përpjekjet të integrohet. 24 vjeçari me familjen e tij vjen nga Masar-i-Sharif në lindje të Afganistanit dhe ka ikur prej talibanëve. Më shumë se 4000 kilometra ka përshkuar ai përmes Iranit, Irakut deri në brigjet e Egjeut. Cevadi nuk ka leje pune dhe punon si shumë të tjerë për një rrogë sa për të mos vdekur urie dhe nuk ka asnjë lloj siguracioni në kantierin e ndërtimit. "Sigurisht me dëshirë do kishim ardhur në Gjermani, por gruaja lindi fëmijën kur donim të largoheshim.“ Kalimi i detit për në Greqi me fëmijë të vogël iu duk një ide e çmendur. Cevad thotë se ndoshta ishte fati i tyre të fillonin një jetë të re në Turqi. “Ndërkohë ndjehemi mirë.”

Cevad përpiqet të duket optimisht, por sytë i flasin një gjuhë tjetër. Ndërkohë që djali gjashtëvjeçar bën përpjekje maksimale në oborr për një karriere si futbollist, babai me një pamje të lodhur qëndron në divan bashkë me gruan e vajzën e sapolindur, Merve. Ëndrra për një të ardhme në Europë për ta ka dështuar. Familja Husmeyni ka ardhur në realitet, në një vend që ende nuk e di se si do të përballet me rolin e një shoqërie imigrimi.