1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ngërçi politik në Ukrainë

Rusia e pezulloi lëvrimin e kredive të premtuara në muajin dhjetor deri sa të fillojë nga detyra një qeveri e re. Bashkimi Evropian është i gatshëm për ta mbështetur financiarisht Ukrainën por me disa kushte.

Viktor Janukoviç nuk shqitet nga pushteti. Bisedime për zgjedhje të parakohshme ai i refuzon në mënyrë rigoroze. Përndjekja ligjore e demonstruesve vazhdon. Qindra kundërshtarë të qeverisë ende duhet të kenë frikë nga dënime të gjata me burg, për shkak se ligji i amnistisë i miratuar javën e kaluar në Parlament hyn në fuqi vetëm kur demonstruesit të lirojnë ndërtesat e pushtuara të administratës. Dhe ata nuk e kanë bërë këtë gjë.

Opozita donte që me mbështetjen e disa deputetëve të partisë në pushtet "Partia e Rajoneve" dhe disa deputetëve të pavarur të arrinte të martën (04.02.2013) në parlament miratimin e një amnistie të menjëhershme dhe pa kushte. Javën e kaluar disa prej tyre ishin shprehur se do të gatshëm për të votuar pro një ligji të tillë që propozonte opozita.

Madje disa deputetë nga Partia e Rajoneve kishin thënë se do të jepnin doërheqjen nga kjo parti në shenjë proteste kundër represionit të vazhdueshëm kundër opozitës.

Parlamenti në stand-by

Por ata që shpresonin se kërcënimi me sanksione nga ana e ministrit të Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier do ta destabilizonte strukturën e pushtetit të Viktor Janukoviçit u zhgënjye. Asnjë nga ligjet që donte opozita nuk arriti as të futej në rendin e ditës.

Në biseda jozyrtare u mor vesh që propozimet e opozitës nuk do të gjenin shumicë në parlament. Po ashtu edhe numri i atyre që donin të dilnin nga partia e presidentit Janukoviç nuk qe i mjaftueshëm. Kërcënimi i tij se do ta shpërndante Parlamentin në rast se ndonjë nga deputetët e tij do të votonte ndryshe pati efekt.

Nëse Parlamenti do të vazhdojë punimet pas seancës së sotme (05.02.) njëorëshe është e paqartë. Po ashtu asnjë parti nuk ka shumicë të mjaftueshme dhe të qëndrueshme për të krijuar një qeveri të re. Pra qeveria e kryeministrit Asarov që dha dorëheqjen do të vazhdojë të kryejë detyrat deri në organizimin e zgjedhjeve të reja në fillim të vitit 2015. Vendi është në prag të falimentimit dhe stabilizimi i situatës politike është i vështirë.

Fondet e BE-së të mirëpritura

Rusia e pezulloi lëvrimin e kredive të premtuara në muajin dhjetor deri sa të fillojë nga detyra një qeveri e re. Në të njëjtën kohë Bashkimi Evropian është i gatshëm për ta mbështetur financiarisht një qeveri të re në Kiev. Por Brukseli pret për këtë ndihmë reforma në Ukrainë. Kërkesa tjetër e BE-së është që qeveria e re të jetë një qeveri e përkohshme, e cila të jetë e miratuar si nga "Partia e Rajoneve" e presidentit Janukoviç edhe nga opozita.

Fondet nga BE-ja i duhen Ukrainës, thotë Vladislav Lukjanov i Partisë së Rajoneve. "Ne duhet të reduktojmë varësinë nga kreditë ruse, por ne na duhet një ofertë konkrete nga BE-ja", tha deputeti për Deutsche Wellen. Lukjanov dhe kolegët e partisë së tij janë të hapur për bisedime me opozitën. Një kompromis në formimin e një qeverie të re është i mundur tha Lukjanov.

Ndërmjetësimi i Brukselit si shans i fundit?

Nëse BE-ja do të arrijë t'i bindë palët në konflikt për idenë e një qeverie të përbashkët të përkohshme është e diskutueshme. Opozita është pro një roli ndërmjetësues të BE-së. "Vetëm një ndërmjetësim i Bashkimit Evropian mund të sigurojë që një kompromis të mundshëm mes qeverisë dhe opozitës që mund të respektohet në të vërtetë," tha udhëheqësi i partisë opozitare UDAR, Vitali Klitschko, për DW.

Volodimir Polotshaninov, nga partia opozitare "Batkivshjna" (Atdheu), madje beson se pa ndihmën e BE-së Ukraina mund mund të dalë nga kriza. "Nëse ne nuk do të gjejmë me ndihmën e partnerëve tanë evropianë brenda disa javësh një zgjidhje, situata do të përkeqësohet në mënyrë dramatike - politikisht dhe ekonomikisht," paralajmëron Polotshaninov.