1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ngërçi i Sirisë në Astana

Bisedimet për Sirinë në Astana vazhdojnë, megjithëse palët nuk bisedojnë drejtpërdrejt, por me palët ndërmjetësuese, Rusinë dhe Turqinë.

Kasachstan Syrien Friedensgespräche in Astana (picture-alliance/AP Photo/S. Grits)

Bisedime në Astana

Vazhdojnë bisedimet e qeverisë siriane me grupet opozitare edhe të martën (24.01) në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana. Rusia, Turqia dhe Irani janë iniciatorët e këtij raundi bisedimesh. Synimi është që të gjendet një mekanizëm për mbikqyrjen e armëpushimit. Stabilizimi i arëmpushimit shihet si kusht për suksesin e bisedimeve politike në Gjenevë nga 8 shkurti.

Të hënën krerët e qeverisë dhe përfaqësues të grupeve rebele e atakuan verbalisht njëri-tjetrin. Ndërmjetësuesi i grupeve të opozitës, Mohamed Allush e cilësoi qeverinë siriane si një "bandë sunduese". Ndërsa ambasadori i Sirisë në OKB, Bashar al-Dshafari i quajti rebelët si "delegacion terroristësh të armatosur".

Megjithatë të dyja palët duan të paktën të vazhdojnë në mënyrë jo direkte bisedimet. Qëllimi është edhe arritja e një deklarate përfundimtare. "Nuk jemi larg një deklarate përfundimtare", tha i dërguari i OKB-së, Staffan de Mistura. Megjithatë ende ka "diskutime mjaft intensive", tha ai, sepse nuk bëhet fjalë thjesht për një "dokument", por për "ndalimin e aksioneve luftarake" në Siri. Por një përfaqësues i rebelëve është shprehur se ata nuk do ta nënshkruajnë deklaratën.