1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Nerva të sfilitura në "itinerarin e Ballkanit"

Kriza e refugjatëve rëndon edhe më tej marrëdhëniet e vështira ndërmjet shteteve fqinje të Evropës Juglindore. Kalimet kufitare bllokohen, vendosen gardhe me tela me gjemba. Përveç kesaj në Kroaci ka fushatë zgjedhore.

Tone kaq të ashpra si ditët e fundit nuk janë dëgjuar në Evropën Juglindore që nga lufta në Jugosllavi. "Serbia dhe Hungaria kanë organizuar komplot kundër Kroacisë": Për këtë është i bindur kryeministri kroat Zoran Milanoviç. Ai thotë se ato duan t'i heqin qafe refugjatët dhe për këtë arsye të gjithë ata, që kalojnë në rrugën ballkanike, i dërgojnë në Kroaci. Kështu fajëson kryeministri fqinjët e tij serbë. Deri tani rreth 85.000 refugjatë kanë ardhur në këtë vend të vogël, shumica e tyre janë dërguar më pas menjëherë në kufirin hungarez ose slloven. Por kjo është një ngarkesë shumë e madhe, tha Milanoviç dhe shtoi: "Kroatët nuk do të lejojë, që t'i mbajnë për budallenj!" Përgjigja e tij: Kufiri me Serbinë është i mbyllur për automjetet serbe. Si kalimthi ai shtoi se Serbia është një shtet "jofunksional" dhe shtet "i rastit", udhëheqjen politike serbe ai i quajti "miza".

Pa nivel, pa përmbajtje, e zhurmshme

Kjo është e "pacivilizuar", "e çmendur" dhe "shprehje e urrejtjes ndaj serbëve", u përgjigj kryeministri serb Aleksandar Vuçiç. Si rezultalt ai bllokoi kufirin me Kroacinë. Ministria e Jashtme e tij e krahasoi në një notë protestë Kroacinë e sotme të BE-së me shtetin fashist të ustashëve nga koha e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa mediat serbe e përshkruanin kryeministrin kroat si "fashist" dhe "idiot".

Titull: kryeministri kroat është idiot në gazetën serbe Kurir

Titull: "kryeministri kroat është idiot" në gazetën serbe Kurir

Qeveria në Budapest reagoi ndaj propozimit kroat, se Serbia duhet të dërgojë disa prej refugjatëve në Hungari, me një notë proteste në drejtim të Zagrebit. Budapest parashikon një normalizim të marrëdhënieve vetëm, kur në pushtet në Kroaci të vijë një qeveri e re. Në të njëjtën kohë qeveria hungareze filloi të ndërtojë një gardh teli me gjemba në kufirin me Kroacinë, pasi përfundoi një të tillë në kufirin hungarezo-serb. Si rastësisht Budapesti informoi pastaj se edhe në kufirin me Slloveninë do të ngrihej një gardh me tela me gjemba. Vendi i vogël alpin, i cili ashtu si Hungaria është pjesë e zonës Shengen, protestoi fort, dhe bëri të ditur nga ana e tij, se do t'i kthejë menjëherë mbrapsht refugjatët, që vijnë nga Kroacia, të cilët nuk kanë dokumente të vlefshme. Kaosi nuk do të tolerohet.

Qeveritë janë të mbingarkuara

Kjo atmosferë e acaruar tregon në rradhë të parë se qeveritë në rajon janë të mbingarkuara nga vala e refugjatëve, mendon Sandro Knezheviç nga Instituti per Zhvillim dhe Politikë ndërkombëtare në Zagreb. "Ato janë nën presionin e realitetit, pavarësisht nga pozicioni i tyre politik. Nëse nuk mund të kontrollojnë më situatën, dhe ata objektivisht nuk mund ta bëjnë këtë, atëherë gjëja më e lehtë është për të sulmuar dhe akuzuar dikë tjetër. Këtë bëjnë të gjitha këto qeveri", thotë Knezheviç në një intervistë për DW. "Nëse ata kanë pak ndikim në krizën e refugjatëve, duan të tregojnë me masa populiste të paktën, se e zotërojnë politikën në rajon."

Qendër pranimi në Bapska: Kroacia e mbingarkuar me refugjatët.

Qendër pranimi në Bapska: Kroacia e mbingarkuar me refugjatët.

Dhe ky rajon nuk e ka gjetur ende normalitetin edhe 20 vjet pas përfundimit të luftës në Jugosllavi, thotë Aleksandar Popov, nga organizata joqeveritare serbe, Qendra për Politikat Rajonale nga Novi Sadi. "Nevojitet vetëm një shkëndijë dhe tensionet kthehen." Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor gjenden në krizë ekonomike, papunësia është e lartë, sidomos në mesin e të rinjve. Marrëdhëniet politike mes palëve në konflikt vazhdojnë të jenë të brishta. "Shumë pyetje të hapura mund të shfrytëzohen gjithmonë për qëllime politike brenda vendit, dhe kjo ndodh vazhdimisht", thotë Popov.

Rrezik për ekonominë

Ajo që funksion normalisht prej vitesh në rajon, janë marrëdhëniet ekonomike. Edhe në ish Jugosllavi republikat jugore ishin tregu më i rëndësishëm i shitjes së mallrave nga Sllovenia dhe Kroacia. Edhe sot ata luajnë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Kështu për shembull pajisjet shtëpiake sllovene janë përsëri të dëshiruara në Kroaci ose Serbi, ndërsa një nga rrjetet më të mëdha ushqimore në Serbi i takon një sipërmarrësi kroat. Çdo vit Kroacia shet në Serbi mallra me vlerë prej rreth 500 milionë euro.

"Sipërmarrësit kanë filluar menjëherë të llogarisin, se sa do të humbisnin nga mbyllja e kufirit", thotë Popov. Në Serbi dëmi i deritanishëm vlerësohet të jetë 10 deri në 15 milionë euro, edhe në Kroaci humbjet cilësohen "të mëdha". "Prandaj ekonomia do të ushtrojë presion mbi politikën për ta detyruar atë, që të sillet e arsyeshme dhe të mos dëmtojë qytetarët e vet", mendon eksperti serb.

Tensione në mes fqinjëve

Megjithatë duhet llogaritur se tensioni do të mbetet fillimisht, mendon Zharko Puhovski, ekspert për politikën nga Zagrebi. Sepse nga njëra anë duhet gjetur një zgjidhje për krizën e refugjatëve, dhe kjo nuk duket në asnjërin prej këtyre shteteve.

Hungaria ndërton gardh në kufirin me Kroacinë

Hungaria ndërton gardh në kufirin me Kroacinë

bNë anën tjetër kryeministri socialdemokrat Milanovic, që ndodhet në fushatë zgjedhore në Kroaci, është "nën presionin e forcave nacionaliste të djathta", vë në dukje Puhovski. Tani ai përpiqet të paraqitet si patriot dhe politikan i aftë. Dhe kjo funksionin në Kroaci më së miri në kurriz të Serbisë, thotë ai. "E këtu", paralajmëron Puhovski, "Kroacia si anëtare e BE është në avantazh."

Ndërkohë situata është qetësuar disi gjatë fundjavës: Në kufirin serbo-kroat ka rinisur përsëri qarkullimi, ndërsa Hungaria e ka mbledhur të paktën përsëri gardhin me tela me gjemba në kufirin me Slloveninë. Por akoma çdo ditë 5.000 deri 6.000 refugjatë vazhdojnë të kalojnë kufirin kroato-serb. Në periferinë juglindore të BE-së ka ende tensione. Kryeministri kroat Milanovic thotë fare hapur: "Nëse Serbia nuk e ndryshon politikën e saj me refugjatët, ne do ta mbyllim përsëri kufirin, këtë herë hermetikisht." Dhe në Kroaci parlamenti i ri zgjidhet në nëntor.