1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nepali së shpejti republikë federale

Pas luftës shumëvjeçare të maoistëve kundër monarkisë Nepali po i drejtohet republikës. Përfaqësuesit e maoistëve nënshkruan së fundi një marrëveshje me partitë në qeveri.

default

Sheshi i Demokracisë në Katmandu

"Nepali do të bëhet republikë federale. Ky vendim hyn në fuqi pas mbledhjes së parë të asamblesë kushtetuese." - kështu deklaroi zëdhënsi i Partisë së Kongresit, partia më e fortë në Nepal, Arjun Narsingh.

Vitin e ardhshëm në Nepal do të zhvillohen zgjedhjet për t'i hapur rrugën në muajin prill veprimtarisë së republikës. Për t'i prerë rrugën çdo të papriture, që mund t'i jepnin shtëpisë mbretërore të drejta pushteti, është përpiluar edhe një plan në rast alarmi, deklaroi Bharat Mohan Adhikari, anëtar i Partisë Komuniste të Nepalit: "Në rast se mbreti përpiqet t'i pengojë zgjedhjet atëhere me dy të tretat e votave të qeverisë së përkohshme mbreti mund të hiqet nga pushteti dhe të shpallet republika."

Në Nepali mbreti nuk ka thuajse asnjë pushtet politik. Momentin e saj të parë më të vështirë monarkia e kaloi në vitin 2001, kur mbreti Birendra bashkë me 10 pjesëtarë të familjes bretërore gjetën vdekjen gjatë një masakre në pallat. Pas kësaj masakre në fron u ngjit i vëllai i mbretit Birendra, Gyanenadra. Ai ndoqi një kurs absolutist, dhe në vitin 2005 shkarkoi edhe qeverinë. Pas protestave të ashpra që vazhduan për javë me radhë, Gyanendra, u dorëzua.

Në prill të vitit 2006 demostruesit festuan në Katmandu rifillimin e punës së parlamentit. Pas kësaj ngjarjeje edhe rebelët maoistë u treguan të gatshëm t'i jepnin fund luftës disavjeçare kundër monarkisë, gjatë 10 vjetëve të së cilës ishin vrarë rreth 13.000 vetë.

Deri para tre muajsh dukej se Nepali do të zhytej sërish në kaos, sepse maoistët kërkuan shpalljen e republikës. Po tani duket se është gjetur një rregull me të cilin duket se janë të kënaqur të gjithë, një e ardhme në të cilën monarkia disashekullore nuk do të luajë më ndonjë rol.

  • Data 25.12.2007
  • Autor Kai Küstner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CfuT
  • Data 25.12.2007
  • Autor Kai Küstner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CfuT