1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Neonazistët gjermanë po armatosen

Pse u duhen neonazistëve armët? Dhe si mund të çarmatoset skena e djathtë?

147 armë konfiskoi policia gjermane më 23 gusht 2012 në aksionin kundër skenës ekstremiste të djathtë në landin gjerman me popullsinë më të lartë NRW. Përveç armëve të ftohta, gjatë këtij aksioni të gjerë, në të cilin morën pjesë rreth 1000 policë, u konfiskuan edhe pistoleta si dhe një pushkë.

Ky nuk ishte rasti i parë që policia ka gjetur armë tek neonazistët në Gjermani, thotë në një intervistë me Deutsche Welle Rainer Wendt, kreu i sindikatës së policisë gjermane: "Vetëm në vitet 2009 dhe 2010 në radhët e neonazistëve janë gjetur mbi 800 armë zjarri, pjesërisht shumë të rënda."

Shqetësues është dhe fakti se vetëm në NRW ka 99 neonazistë që posedojnë armë zjarri me leje. Këtyre u shtohet një numër i paspecifikuar armësh të paligjshme.

Në shënjestër kundërshtarët politikë dhe policët?

Armët e gjetura tek neonazistët i kanë alarmuar organet e sigurisë. Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, shprehu në një intervistë me Deutsche Welle, frikën se armët edhe mund të përdoren: "Për shkak të përvojave të këqija në të kaluarën mund të supozohet se mbajtësit e armëve nuk janë vetëm të apasionuar pas mbledhjes së armëve, por se ka një rrezik të madh që këto armë mund të përdoren përsëri për dhunë kundër njerëzve të tjerë."

Joachim Herrmann u referohet vrasjeve të grupit terrorist të djathtë NSU, që kanë vrarë në periudhën 2000-2007 dhjetë vetë, ndër ta dhe tetë tregtarë me origjinë turke.

Ministri i Brendshëm i NRW Ralf Jager e vlerëson gjendjen si serioze edhe pas shkatërimit të qelizave terroriste. "Neonazistët mbajnë armë për t'i përdorur kundër kundërshtarëve politikë apo policisë", tha Ralf Jager, në një intervistë me ZDF. Për shkak të armatimeve rritet dhe rreziku për sulme terroriste në Gjermani.

Si mund të çarmatosen neonazistët?

Për të zvogëluar rrezikun që vjen nga sulmet me armë të neonazistëve, organet e sigurisë janë duke menduar për strategji se si mund të çarmatoset skena e djathtë. Ndërsa në rastin e armëmbajtjes pa leje, sfida është se si të merren informacionet përkatëse për ekzistecën e këtyre armëve, në rastin e armëmbajtjes me leje sfida është e natyrës ligjore.

Thueringen/ ARCHIV: Die Bildkombo zeigt Fahndungsbilder der Mitglieder der rechtsextremistischen Terrorzelle Nationalsozialistischer Untergrund (NSU), Uwe Mundlos (oben l. aus dem Jahr 2009, unten l. aus dem Jahr 1998), Beate Zschaepe (oben M. aus dem Jahr 2011, unten M. aus dem Jahr 1998) und Uwe Boehnhardt (oben r. aus dem Jahr 2011, unten r. aus dem Jahr 1998). Auf der Suche nach Mitgliedern der rechtsextremen Terrorgruppe NSU hat es in der Vergangenheit zahlreiche Pannen bei den Thueringer Sicherheitsbehoerden gegeben. Thueringens Innenminister sagte am Dienstag (15.05.12) in Erfurt bei der Vorstellung eines ersten Gutachtens ueber die Entstehung des Nationalsozialistischen Untergrunds (NSU): Der Bericht zeigt gravierende Fehler bei Verfassungsschutz, Polizei und Staatsanwaltschaft auf. Es habe unter anderem an Abstimmungen, Informationsweitergaben und Auswertungen von Erkenntnissen gemangelt. (zu dapd-Text) Foto: BKA/Ostthueringer Zeitung/dapd

Trioja terroriste e djathtë NSU

Sipas ligjit për mbajtjen e armëve, personi të cilit i lejohet një gjë e tillë, duhet të jetë i besueshëm. Sipas ekspertëve të policisë persona që janë anëtarë grupesh ekstremiste ose që i mbështesin ato nuk duhet të konsiderohen si të besueshëm. Por gjykatat administrative gjermane përqendrohen në gjykimin e vendimeve që mund të ketë marrë administrata shtetërore për ndalimin e mbajtjes së armës, nëse ky vendim ka qenë në përputhje me ligjin dhe në rast se ka pasaktësi i anulojnë ato. "Kjo është çështje e vështirë", mendon kryetari i sindikatës së policisë."Por ne nuk duhet të lejojmë në asnjë mënyrë që një ditë të na akuzojnë se nuk e kemi provuar një gjë të tillë. "