1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Negociatat me BE-në: Turqia pengon vetveten

Bashkimi Europian negocion sërish me Turqinë (05.11) por me gjysmë zemre. Pushtimi turk i Qipros mbetet ende një pengesë. Ndërsa negociatat nuk duken se kanë shanse për sukses.

In einem kleinen Tischfähnlein sind am Dienstag (04.10.2005) in Frankfurt am Main die Flaggen der Europäischen Union (EU) und der Türkei vereint dargestellt. In der Nacht zuvor hatten die EU und die Türkei in Luxemburg Verhandlungen über einen türkischen Beitritt zur EU begonnen. Nach langem internen Streit hatten die EU-Außenminister den Verhandlungen zugestimmt. Die Türkische Gemeinde in Deutschland (TGD) begrüßte die Aufnahme von Beitrittsverhandlungen der EU mit der Türkei. Foto: Frank Rumpenhorst dpa (zu dpa 0532) +++(c) dpa - Report+++ pixel

Symbolbild EU Türkei Beitritt

Konferenca në nivel qeveritar mes Bashkimit Europian dhe Turqisë për rifillimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë, zgjat të martën (05.11.) vetëm një orë. Fjalime të përgjithshme, foto e përbashkët dhe konferencë shtypi. Negociim të vërtetë nuk ka. Tema e kapitullit të hapur për negociim nuk ka shumë potencial ndezës. Bëhet fjalë për politikë rajonale, pra financimin e mundshëm të zonave rurale në shtetin kandidat të BE-së, kapitulli i 14 ky i 35 kapitujve gjithsej. Për temat kritike si të drejtat e njeriut, sistemi i drejtësisë, BE nuk ra dot në ujdi në takimin e fundit të ministrave të Jashtëm të BE-së në tetor.

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Stefan Füle në raportin e fundit të progresit të KE-së i dha Turqisë nota pozitive, megjithë deficitet ekzistuese në fushën e lirisë së mendimit, lirisë së fesë dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Ndërkohë qëndrimi brutal i forcave të sigurisë kundër demonstruesve në maj dhe qershor ishte arsyeja që disa ministra ngurruan të preknin seriozisht temën e të drejtave të njeriut në Turqi. Füle u rekomandoi vendeve anëtare të BE-së, të mos vonojnë në trajtimin e kësaj teme: "Në qoftë se ne duam me të vërtetë që Turqia të ndryshojë diçka në fushën e të drejtave të njeriut, atëherë duhet të flasim me ta për këtë çështje."

Stefan Füle EU Erweiterungskommissar

Stefan Füle -Komisioneri i BE-së për zgjerimin

Konflikti me Qipron

Në vitin 2005, pas disa dekadash punë përgatitore, filluan negocitatat e anëtarësimit me Turqinë. Që atëherë procesi ecën tepër ngadalë, deri më tani asnjë kapitull nuk është mbyllur plotësisht nga ana juridike, ndërkohë që 14 kapituj të tjerë janë bllokuar, ose me vendime të BE-së, ose nga vetoja e Qipros. Qiproja, vend anëtar i BE-së nuk njihet nga Turqia. Nga viti 1974, Turqia mban të pushtuar pjesën veriore të ishullit mesdhetar. Në vitin 2004, pak ditë para anëtarësimit të Qipros në BE, dështoi bashkimi i qipriotëve grekë dhe turq për shkak të një referendumi. Jugu votoi kundër planeve të bashkimit të ndërmjetësuara me ndihmën e Kombeve të Bashkuara. Eurodeputetja, Ria Oomen-Ruijten, raportuesja e posaçme për Turqinë në Parlamentin Europian thekson se konflikti historik mes Turqisë dhe Qipros ka efekt të madh frenues. "Vërtet që ekzistojnë bisedime mes veriut dhe Jugut, por do të doja të shikoja më shumë impenjim të Turqisë."

Ndërmjetësim mes Veriut dhe Qipros jugore

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki- Moon, një ndërmjetësues prej vitesh në konflikt, u shpreh në fillim të nëntorit, se ai ka shpresë për një tejkalim të shpejtë të diferencave mes qipriotëve jugorë dhe veriorë. Ndërsa politologu Hubert Faustmann, i cili drejton fondacionin "Friedrich Ebert" në Nikosia shprehet për Deutsche Wellen, se në këtë konflikt përplasen shumë interesa. Turqia nuk ka ndonjë motiv për të bërë lëshime. "Gjërat mund të lëvizin shpejt, po qe se ekziston vullneti për këtë." Madje vetë mes Turqisë dhe BE-së nuk dihet qartë, se drejt cilit destinacion shkon rrrugëtimi. "E qartë është që problemi i Qipros është një pengesë serioze për situatën."

Turqia nuk i plotëson kriteret

Egemen Bagis Minister für Europaangelegenheiten

Egemen Bagis - Ministri turk për Europën

Ministri turk për Europën, Egemen Bagis para udhëtimit të tij në Bruksel para disa ditësh shkroi për gazetën "Hürriyet" se "Turqia pret më gjatë se çdo shtet tjetër për anëtarësimin në BE." Kapitulli i ri i negociatave është një "hap i vonuar, por i rëndësishëm", shton ai duke theksuar se "shpreson që të marrin fund edhe bllokimet e pakuptimta politike të kapitujve të tjerë." Por për këtë mund që vetë Turqia të dërgojë disa sinjale pozitive, përmes njohjes indirekte të Republikës së Qipros. Në të ashtuquajturin "Protokolli i Ankarasë", Turqia kishte premtuar për lejimin në vend të anijeve dhe avionëve qipritotë. Deri më sot Turqia nuk e ka përmbushur këtë detyrim.

Ministri i Brendshëm qipriot, Socratis Hasikos tha të hënën në gazetën "Cyprus-Mail" se nuk do të lejojmë të dështojnë negociatat mes qipriotëve turq dhe grekë. Ai i kërkoi Turqisë të angazhohet më shumë. Edhe BE duhet të marrë më shumë përgjegjësi në këtë drejtim. Ndërsa Kombet e Bashkuara do të përpiqen këtë javë që të sjellin në tryezë grupet e armiqësuara.

Anëtarësimi i plotë i pamundur

Eurodeputeti gjerman i partisë kristiansociale, Markus Ferber nuk e sheh pozitivisht këtë zhvillim të marrëdhënieve me Turqinë. Në një intervistë me revistën gjermane "Focus" ai i kërkoi Merkelit një korrigjim kursi. Deri më tani qeveria gjermane kishte lejuar vazhdimin e negociatave, duke u shprehur se në fund nuk duhet të qëndrojë patjetër anëtarësimi. Ferber kërkoi që qeveria gjermane të mos e zhvillojë më tej procesin e integrimit të Turqisë. Nuk mund të ketë anëtarësim të plotë të Turqisë. Edhe partia e Majtë në Gjermani shprehet kundër anëtarësimit. Sevim Dagdelen, deputete e Majtë në Bundestag shprehet se kështu "krijohet përshtypja fatale se regjimi i AKP-së dhe kryeministri Erdogan shpërblehen për kursin e tyre drejt një shteti shtypës islamist."