1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Negociata të vështira në samitin e BE-së

Thirrjet për një bashkimin të vërtetë ekonomik dhe monetar po përsëriten, por rruga deri aty është e ngadalshme. Pika qendrore e takimit është mekanizmi monitorues për bankat dhe vazhdimi i reformave në shtetet anëtare.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të samitit të BE-së që të angazhohen për thellimin e bashkimit ekonomik dhe monetar. Situata është përmirësuar, por është ende e brishtë. "Ne nuk mund të rrimë duarkryq," tha Barroso në Parlamentin Evropian të prag të samitit të së enjtes (13.12). Barroso tha se ky samit duhet të sjellë të paktën një gjë, një vendim për një mekanizëm të njësuar evropian për kontrollin dhe monitorimin bankar. "Ky është hapi më i rëndësishëm për një thellim të mëtejshëm dhe përsosjen e bashkimit ekonomik dhe monetar."

Jose Manuel Barroso

Jose Manuel Barroso

Po ashtu Barroso kërkoi edhe që masat e kursimit dhe përpjekjet reformuese duhet të vazhdojnë. Disiplina për kursim në vendet e prekura nga kriza dhe ndihma e shteteve të tjera duhet të ecin paralelisht. "Ne kemi nevojë për të dyja dhe nuk mund të zgjedhin midis solidaritetit dhe përgjegjësisë." - tha Barroso

Presidenti i Komisionit Evropian kërkoi edhe masa më të forta për të penguar evazionin dhe mashtrimet fiskale në Bashkimin Evropian - si një kontribut në luftën kundër arkave të zbrazura. Verësohet se brenda vitit në BE prej evazionit fiskal shkaktohet një humbje që shkon në 1 bilionë euro. "Në qoftë se ne mund t'i mblidhnim shumat që humbasin prej evazionit fiskal ne mund të paguajmë buxhetin e plotë për shtatë vjet" - tha presidenti.

Deputetët e Parlamentit Evropian u ankuan për mungesën e angazhimit të qeverive për reforma. Shpresojmë se gjatë samitit të BE-së do të ketë përparime, tha udhëheqësi i grupit demokristian, Joseph Daul. Kritika më të ashpra pati nga liberalët. Sipas tyre gjatë përgatitjes së samitit ka pasur vetëm formulime të paqarta dhe jo ndonjë plan kohor të qartë, tha kreu i grupit të liberalëve Guy Verhofstadt. "Ndoshta do të ishte më mirë të mos mbahej asnjë samit, sesa një takim i tillë, i cili do të krijojë më shumë probleme në tregje, se sa mund të zgjidhë." Udhëheqësit e qeverive nuk janë në gjendje të zbatojë ato që kanë vendosur vetë gjashtë muaj më parë.