1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Negociata të reja për kursimet e Greqisë

Ministri i ri i Financave në Greqi do të jetë profesori i ekonomisë Jannis Stournaras. Detyra e tij do të jetë shumë e rëndë: zbatimi i reformave në vend dhe negociatat me botën e jashtme për paketën e kursimeve.

Pasi kandidati i dëshiruar Vasilis Rapanos nuk pranoi ta marrë këtë post, emërimi i profesorit që ka studjuar në Oxford, Stournaras, ishte një prej alternativave më të mira që ka në Athinë. Në këtë mënyrë krijohet korniza e kabinetit qeveritar të koalicionit të udhëhequr nga Antonis Samaras ndërsa botës i dërgohet sinjali se për ekonominë greke do të kujdeset një ekspert.

Newly appointed Greek Finance Minister Yannis Stournaras leaves the residence of Prime Minister Antonis Samaras (not pictured) after their meeting at Kifissia suburb, north of Athens June 26, 2012. Stournaras, an affable and well-respected liberal economist, was appointed Greece's new finance minister on Tuesday after the sudden resignation of the first choice for the job at a crucial moment for the debt-laden country. REUTERS/John Kolesidis (GREECE - Tags: POLITICS BUSINESS)

Ministri i ri i Financave të Greqisë, profesori i ekonomisë Jannis Stournaras

Por edhe eksperti Stournaras duhet t'i përmbahet planit politik të kabinetit qeveritar. Konservatorët, socialistët dhe e majta e moderuar kanë rënë dakord që në Bruksel të kërkohet që qëllimet që duhet të arrihen me kursime të shtyhen për dy vjet. Ndërkohë që edhe shkurtimet dhe kursimet në disa segmente duhet të ndërpriten: rrogat nuk duhet të zvoglohen më shumë, tvsh-ja duhet të zvoglohet, ndërsa tregu i punës duhet të rishikohet edhe një herë. Greqia shpreson se edhe një herë mund të negociojë me partnerët evropianë për kushtet e kursimeve dhe paketën e reformave.

Por Dimitris Mardas vazhdon të jetë skeptik: „Negociatat e reja për paketën e shpëtimit nuk janë të mundura. Ndërkohë që partnerët evropianë do të kërkojnë edhe vazhdimin e reformave dhe modernizimin“. Sa u përket afatit të reformave dhe kursimeve, ato janë të domosdoshme, thotë ai. Ndryshe, Greqia nuk do të mund t'i paguajë kurrë borxhet e saj.

Recesionit nuk i shihet fundi

Të dhënat e fundit në Athinë tregojnë se ekonomia greke po bie këtë vit shumë më shpejt se sa që është parashikuar. Ekspertët kanë frikë madje se në tremujorin e tretë ekonomia greke do të bierë më shumë se 9 %. Në një rast të tillë, nuk do të mjaftonin as masat shtesë të kursimeve prej 11,5 mliardë euro, thotë analisti Nikos Filippidis. „Do të duhen të paktën 14 miliardë", deklaroi ai për televizionin Skai.

Muaji i ardhshëm do të jetë vendimtar për qeverinë e re. Qeveria mund të improvizojë deri në negociatat e reja me kreditorët, por kjo nuk mund të zgjatë më shumë se një muaj. Ndërkohë që deri tani nuk dihet, se kur do të mbahen këto negociata dhe - a do të ketë negociata të tilla. Për dallim prej fushatës elektorale, kryeministri i ri Samaras premton tani se Greqia do t'u përmbahet detyrimeve të saj.

Cila është strategjia më e mirë për negociata

Deklarata të këtilla mund të kuptohen edhe si përpjekje për të fituar kohë. Ish-zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tsiodras thotë se: "Strategjia e jonë bazohet mbi tri pika: Së pari, duam të mbetemi në eurozonë dhe të zbatojmë masat e kërkuara për këtë. Së dyti, jemi dakord me qëllimet e kursimeve por duam të rinegociojmë disa pjesë të paketës së shpëtimit. Dhe së treti, borxhet e shtetit do t'i paguajmë me kohë.“ Por kjo temë ende nuk është vënë në rend dite të samitit të ardhshëm të BE-së.

Sidoqoftë, fillimi i punës i kabinetit të ri qeveritar nuk ishte pa probleme. Vetëm pak orë pas emerimin të postin e një ndihmësministri për tregti, ai ka dhënë dorëheqje për shkak të konfliktit të interesave. Ndërsa kryeministri Samaras është dashur të shtrihet në spital dhe nuk mund të marrë pjesë në samitin e BE-së. Në samit nuk do të jetë as ministri i ri Financave Stournaras, i cili zyrtarisht ende nuk e ka marrë këtë post.