1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

181009 Regierung Berlin

19 Tetor 2009

Brenda javës partnerët e ardhshëm të koalicionit në Berlin, CDU/CSU dhe FDP duan të mbyllin bisedimet rreth koalicionit qeverisës. Më 25 tetor FDP dhe më 26 CDU do të votojnë marrëveshjen në kongreset përkatëse.

https://p.dw.com/p/K9ja
Angela Merkel, Guido Vesterbelle, Horst Seehofer.
Partnerët e ardhshëm të koalicionit në Berlin, CDU/CSU dhe FDP duan të mbyllin bisedimet rreth koalicionit qeverisës.Fotografi: AP

Ka pak gjëra konkrete për të raportuar nga e gjithë fundjava (17/18. 10) për bisedimet e koalicionit që po vazhdojnë dhe ndërkaq, gjithnjë e më shumë gazeta të së dielës njoftonin për sensacione të mundshme. Të shtunën bisedimet ngecën dhe një dështim i tyre nuk mund të përjashtohet, mund të lexohej në gazetat e fundjavës.

Sabine Leutheusser-Schnarrenberger nga liberalët duke shkuar në bisedimet për koalicion, 8 tetor, Berlin.
Sabine Leutheusser-Schnarrenberger nga liberalët duke shkuar në bisedimet për koalicion, 8 tetor, Berlin.Fotografi: AP

„Fluturim qorrazi“ në politikat fiskale

Me të vërtetë informacionet nga njerëz të sigurtë brenda grupeve negociuese të përbëra nga 27 anëtarë janë të një linje kur njoftojnë se zëvendëskryetari i partisë kristiandemokrate dhe kryeministri i Landit të Saksonisë së Poshtme Christian Wulff, sulmoi ashpër Liberalët për planet e tyre të ekzagjeruara lidhur me reformën e taksave. Mësohet se ai është shprehur për një „fluturim qorrazi“ në politikat fiskale dhe që „është larg realitetit“. Shefi i FDP-s Guido Westerwelle i është përgjigjur se nëse të gjithë të CDU-së janë të këtij mendinmi, atëhere kemi arritur „në fund“. Megjithatë asnjë kërcënim, por më shumë një acarim që ndodh sa herë që partitë me koncepte të ndryshme kërkojnë një emërues të përbashkët.

Në ditët në vazhdim shkoi çdo gjë normalisht përpara. Si gjithmonë demonstruesit thërrisnin „shuajni“ sapo një politikan dilte nga godina ku bisedohej dhe u drejtohej kamerave. „Shuajini, shuajini,“

Reaktorët bërthamorë do të qëndrojnë në funksionim më gjatë

Me këtë ata nuk kishin parasysh kamerat por reaktorët bërthamorë gjermanë. Ata do të qëndrojnë në funksionim për një kohë edhe më të gjatë sa është përcaktuar në legjislacionin e tanishëm, dhe kjo është një nga pikat, për të cilat janë dakord me njëri-tjetrin anëtarët e koalicionit. Përsa i përket pikave të diskutueshme siç janë sistemi shëndetësor dhe pikërisht taksat dhe financat, kryetari i CSU-së bavareze Horst Seehofer dhe shefi i FDP-së Westerwelle tregohen mjaft të qetë: „Unë shikoj kulmin por ne kemi akoma një copë rrugë të vështirë për të përshkuar.“

Eksperti i liberalëve Hermann Otto Solms dhe ministri pa portofol Thomas de Maiziere duke treguar rezultatet e para tëv negociatave.
Eksperti i liberalëve Hermann Otto Solms dhe ministri pa portofol Thomas de Maiziere duke treguar rezultatet e para tëv negociatave.Fotografi: picture alliance/dpa

„Ka një rregull të thjeshtë e të mirë sipas të cilit: puna e mirë do kohën e vet.“

Çështjet që janë ende të hapura do të konsultohen më tej nga e hëna (19.10) në grupet e punës që kanë zhvilluar bisedime dy javët e fundit. Nga e mërkura (21.10) tryeza e madhe e koalicionit do të sheshojë pikat e fundit të mbetura të diskutueshme. Të enjten (22.10) ose më e vonta të premten (23.10) mund të përcaktohet se kush do të marrë cilën ministri.

Kush do të marrë cilën ministri

Nëse arrihet kjo, atëhere do të përmbushej pa probleme dëshira e shprehur nga kancelarja pas zgjedhjeve tri javë më parë se: ajo mund të presë me kabinetin e ri miqtë e huaj me rastin e kremtimit të 20 vjetorit të rënies së murit të Berlinit. Kjo do t´i pëlqente gjithashtu edhe ministrit të Jashtëm, post që parashikohet ta mbajë kreu i liberalëve Guido Westerwelle. Prandaj është si e pamundur që ai të lejojë dështimin e koalicionit.

Autor : Peter Stützle / Vilma Filaj - Ballvora

Redaktoi : Aida Cama