1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ne mund t'ja dalim mbanë!

Fillimisht mirëseardhje dhe pastaj skepticizëm. A mund t'ia dalim mbanë? Po, ne mund t'ia dalim mbanë, mendon Dagmar Engel.

Edhe ju mund t'ja dilni mbanë: për t'u marrë edhe një herë me këtë fjali të vitit, edhe pse për këtë vërtetë deri tani ka shkruar apo thënë çdokush diçka, përfshirë edhe ju. Dhe nëse ju jeni në mesin e atyre të cilëve kjo fjali u ngre tensionin e gjakut: edhe ju mund t'ia dilni mbanë kësaj. Ashtu si gjithçka tjetër, që kemi arritur tashmë ..

Për shembull, për të regjistruar rreth një milionë refugjatë. Edhe pse për muaj të tërë dukej se kjo nuk mund të përballohej. Ne mësuam se ne gjermanët e kemi mbivlerësuar madhështinë tonë në çështjet e administratës. Por pas kaosit total në dimër Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë po krijon me mijëra punëtorë të rinj një kulturë të një organizate shërbimi. Deri në fund të vitit, thotë shefi.

Dagmar Engel

Dagmar Engel

Shumica e refugjatëve janë larguar tani nga palestrat dhe janë të vendosur nëpër komuna. Qeveria federale, landet dhe komunat arritën në korrik të bien dakord - që komunat për tre vjet të marrin shtatë miliardë euro më shumë. Megjithatë shteti gjerman arriti në gjysmën e parë të vitit 2016 një tepricë prej më shumë se 18 miliardë euro. Ekonomikisht kjo mund të përballohet lehtë.

Ne kemi mësuar dymbëdhjetë muajt e fundit shumë. Kemi përjetuar një valë të gatishmërie të qëndrueshme ndihme dhe kemi arritur të pranojmë se ne gjermanët jemi larg nga të qenit të përsosur: ne na u desh të kuptojmë se në këtë vend të pasur dhe të sigurt ka njerëz me frikë e madhe nga humbjet, gjë që shfrytëzohet nga njerëz me agjenda politike të prapambetura. Gjithësesi ne arritëm që tani të mos u shmangemi konflikteve - pavarësisht se gjermanët parimisht druhen prej debatit. Kaq shumë polemika nuk ka pasur prej kohësh në këtë vend. Sa mirë: demokraci do të thotë konflikt, për vendimet duhet të luftohet. Ne kemi arritur të largohemi prej zonës sonë së rehatisë dhe të konsensusit të përjetshëm - kushti i parë për t'u rritur.

Shumica e jonë ia ka dalë mbanë që të largohet nga ideja e shtetit kombëtar etno-gjerman - i cili ka qenë sidoqoftë gjithmonë një iluzion. Emigracion në forma të ndryshme ka pasur që në fillim të shtetit gjerman.

Gjykimi për politikën gjermane ndaj refugjatëve do të bëjë histori. Dhe në të do të thuhet se gjermanët patën guximin për të ndihmuar refugjatët në nevojë - përkundër gjithë frikës nga kontakti, pavarësisht të gjitha problemeve dhe vështirësive të mëdha. Se gjermanët shfrytëzuan momentin: më 2015 ata filluan të shkruajnë një histori suksesi. Dhe ata ia dolën mbanë.