1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

“Ne kemi shumë probleme” - Si duan ta rindërtojnë njerëzit qytetin e tyre Gori

Deri para pak javësh Gori ishte i njohur si qyteti i lindjes së Stalinit. Kur në fillim të muajit gusht forcat ruse marshuan në Gjeorgji, Gori ishte një nga objektivat kryesore të sulmeve ruse.

default

Në Gori fillon normalizimi i jetës. Pamje e datës 27.08.2008

Gori shtrihet pak kilometra në jug të zonës së konfliktit, Osetisë së Jugut. Rusët bombarduan një godinë shumëkatëshe - ndoshta gabimisht pasi ndodhej pranë një kazerne. Gjeorgjianët raportuan se 27 civilë u vranë në Gori si pasojë e sulmeve ruse dhe 85 të tjerë në fshatrat përreth. Qysh prej disa ditësh ushtarët rusë janë larguar nga qyteti i Gorit, ndërsa qytetarët gjeorgjianë janë kthyer dhe kanë filluar nga puna për rindërtimin.

Si jetohet sot në Gori

Fasadat janë të nxira nga bloza e baruti. Shkrumb e hi ndodhet para shtëpive, kudo sheh mobilje të djegura, makina të shkatërruara. Në katin e katërt Mikail dhe Gurami Mariamidze ndodhen në rrënojat e apartamentit të tyre. Në mbarë botën njerëzit shikuan se si çdo gjë që ata posedonin u shkrumbos. Ata kanë jetuar veti i tetë në këtë apartament. Tani disa prej anëtarëve të familjes janë strehuar nga kushërinjtë e tyre ndërsa të tjerët jetojnë në çadra në park."

"Ne duam ta rindërtojmë atë ashtu siç ishte më parë. Por deri tani ne nuk kemi marrë asnjë dëmshpërblim. Për këtë na duhen para por ne nuk i kemi ato." Qeveria ka premtuar se ata do të mund të futen sërish brenda një muaji në shtëpitë e tyre, por njerëzit janë skeptikë. Nga ana tjetër ata nuk besojnë se rusët me të vërtetë janë larguar. “Ata do të vijnë me siguri përsëri. Kjo është mëse e sigurtë. Ata nuk do të largohen për një kohë të gjatë akoma. Gjendja e rrethimit do të zgjasë për një kohë të gjatë."


Edhe në qendër të Gorit po hiqen mbeturinat e mbetura nga shkatërrimet. Më së shumti janë shkatërruar dritaret. Fasadat janë të mbushura me vrima municionesh.

Këtu janë hedhur granata të shumta. Në mes të sheshit ndodhet një monument i madh i Stalinit. Shumë gjeorgjianë shpresuan që ushtria ruse do ta shkatërronte monumentin. Farmacistja Tsisana Goglashvili dhe bashkëpunëtoret e saj qëndrojnë prapa banakëve bosh dhe dollapëve të boshatisur: "Shikoni se çfarë po ndodh këtu. Ne nuk mund të punojmë më. Kjo është e gjitha çfarë na ka mbetur nga farmacia jonë ndërsa çdo gjë tjetër është vjedhur. Këtu është plaçkitur."

Në dhomën tjetër ilaçet ndodhen të ngatërruara. Një plumb ka qëlluar orën e murit ndërsa një tjetër ka shkatërruar frigoriferin. Ata po rindërtojnë përsëri: "Humori në qytet është i mirë. Megjithëse njerëzit janë pak të stresuar ata janë optimistë. Nëse bota do të na ndihmojë atëhere çdo gjë do të shkojë mbarë. Bota duhet të pengojë që rusët të kthehen sërish në Gori."

Përpara zyrave të bashkisë së qytetit qëndrojnë njerëz të shumtë. Ata kanë nevojë për ndihmë. Akoma bëhen lista. Makinat e bardha të organizatave që menaxhojnë krizat udhëtojnë aty pranë. Kryqi i Kuq, Trusti Halo, një organizatë që heq minat.

Gorit i duhen ndihma nga jashtë

Në katin e tretë të godinës ndodhet guvernatori Lado Varxhelashvili, një nga të rinjtë të cilët presidenti i Gjeorgjisë Mikail Shakashvili i ka mbledhur pas vetes: "Ne kemi shumë probleme, njerëzit kanë shumë probleme, por ne nuk mund t´i zgjimit ato menjëherë. Ne nuk kemi të dhëna të sakta se ku ishin regjistruar njerëzit. Ne duhet të sigurojmë strehim për ta, ne duhet t´i furnizojmë ata me ushqime dhe t´u plotësojmë shumë nevoja të tjera. Ne nuk mund t´i arrijmë të gjitha këto pa një ndihmë nga jashtë. Se si do të shkojë më tej unë nuk e di." Ai humbet në retorikën e luftës. Sigurisht që Rusia është fajtori i vetëm, sigurisht që presidenti Medvedev nuk e mbajti fjalën, sepse trupat janë akoma aty. Sigurisht që NATO duhet të ndihmojë, po ashtu edhe Bashkimi Evropian.

"Unë do të punoj që qyteti ynë si edhe i gjithë zona të ngrihen sërish në këmbë dhe të bëhen ashtu siç ishin përpara konfliktit."

Guvernatori njofton që ushtria ruse mban akoma 35 fshatra të pushtuar edhe pse nuk janë pjesë e rajonit të krizës së Osetisë së Jugut. Për skenarin nëse ushtria ruse nuk do të tërhiqet ai nuk është në gjendje të japë një ide.



  • Data 01.09.2008
  • Autor Thomas Franke
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F8CP
  • Data 01.09.2008
  • Autor Thomas Franke
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F8CP