1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Ne evropianët jemi një" - Presidenti i BE-së flet për kontinentin e bashkuar

Që prej një viti, Herman van Rompuy është president i Këshillit të Bashkimit Evropian. Në fjalimin e tij për Evropën, me rastin e 21 vjetorit të Rënies së Murit, ai kujtoi rëndësinë e bashkimit të Evropës.

Herman van Rompuy në fjalimin e tij për Evropën

Herman van Rompuy në fjalimin e tij për Evropën

9 nëntori - dita e përkujtimit të natës pogromës në rajhun e tretë dhe jubileu i Rënies së Murit konsiderohet si "ditë destini" për Gjermaninë. Por jo vetëm në historinë gjermane këto dy data janë ngjarje që shënuan kthesa historike. Ato patën ndikim në të gjithë kontinentin, theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel në ceremoninë e rastit në muzeun Pergamon në Berlin:

"Kështu 9 nëntori është dita e duhur që të kujtojmë së bashku një motiv bazë për bashkimin e Evropës, i cili duhet mbrojtur gjithmonë: Liria, ajo që bën të mundur një jetë në paqe dhe dinjitet. Pa lirinë nuk ka shtet të së drejtës, pa liri nuk ka shumëllojshmëri dhe as tolerancë. Liria është baza për Evropën e fortë të bashkuar, së brendshmi dhe së jashtmi."

Presidenti i BE-së flet për kontinentin e bashkuar

Presidenti i BE-së flet për kontinentin e bashkuar

Me iniciativën e tre fondacioneve duke filluar nga ky vit në 9. nëntor në Berlin do të mbahet për vit një fjalim për Evropën. Merkel nuk do të mbajë fjalimin, por fjalën hapëse. Herman van Rompuy, president i Këshillit të Bashkimit Evropian para një sfondi humanist dhe antik në muzeun Pergamon paraqiti vizionin e tij për Evropën.

"Ideja evropiane është projekti më i suksesshëm dhe më i lirë në botë që nga viti 1945. Ajo ka bashkuar të gjithë kontinentin dhe iu ka sjellë njerëzve të tij paqe dhe mirëqenie. Sot të 500 milionë gratë dhe burrat e Bashkimit Evropian kanë me këtë një bazë, mbi të cilën ata mund të ndërtojnë Evropën e së nesërmes."

Një Evropë, e cila vetëm përmes anëtarësimit të ish-shteteve të bllokut lindor është bërë vërtet një Evropë e bashkuar, tha presidenti i Këshillit Evropian, van Rompuy. Dhe një Evropë, e cila duhet të ndërmarrë edhe një hap tjetër: anëtarësimin e vendeve të Ballkanit.

"Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të vulosë përfundimisht mbarimin e luftës qytetare në historinë e gjatë të Evropës - as më shumë e as më pak. Të gjithë ata që thonë, lufta është pjesë e largët e historisë, që paqja nuk është më çështje kyç për Evropën, që këto nuk i prekin më brezat e rinj, atyre unë iu them: Shkoni atje, pyesni njerëzit e atjeshëm edhe të rinjtë."

Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy

Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy

Van Rompuy nuk e përmendi një anëtarësim të mundshëm të Turqisë. Edhe për temat e kontestuara ai nuk u shpreh hapur. Motoja e fjalimit të tij për Evropën ishte: Të mos prekim atë që është arritur. Se që puna e përditshme në BE nuk shkon gjithmonë vaj, siç tingëllon një fjalim ceremonial, këtë e ka kuptuar edhe van Rompuy.

Në BE u debatua ashpër për paketën e shpëtimit për Greqinë në pranverë, dhe më vonë për një pakt të ri stabiliteti për euron dhe mekanizm të ri krizash që do të stabilizojë më shumë euron.

"Të marra së bashku këto propozime janë reforma më e madhe e Bashkimit ekonomik dhe monetar evropian që kur është futur euroja. Ato do ta bëjnë ekonominë tonë më rezistente ndaj krizave dhe do të përfundojnë ngrehinën që nisi në vitin 1989. Jo për të kaluar në një kështjellë të re imagjinare, por për të forcuar fundametin tonë."

Ajo për të cilën Evropa nuk ka nevojë është një debat i ri për bazat e Bashkimit Evropian, tha van Rompuy. Në vend të kësaj duhet që në të ardhmen të tregohet kujdes që vendimet për reforma thelbësore të merren duke marrë më shumë në konsideratë shtetet anëtare.

Autor: Mathias Bölinger/ Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 10.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q3kj
  • Data 10.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q3kj