1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Ne e refuzojmë dhunën ushtarake, që shkakton viktima në popull" - Kina kërkon armëpushim të menjëhershëm në Libi

Kina ka kërkuar të martën armëpushimin e menjëhershëm në Libi dhe ka paralajmëruar nga një krizë humanitare. Fuqia me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit abstenoi në rezolutën e OKB-së ashtu si Gjermania dhe Rusia.

default

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme në Pekin është shprehur se Kina refuzon përdorimin e dhunës ushtarake për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. Jiang Yu kërkoi të martën armëpushimin e menjëhershëm të të gjitha palëve.

"Në rezolutën e OKB-së para së gjithash bëhet fjalë për të mbrojtur civilët. Tani po dëgjojmë për viktima civile për shkak të sulmeve të disa vendeve. Ne e refuzojmë dhunën ushtarake, që kërkon gjithnjë e më shumë viktima në popullatën civile dhe mund të çojë në një krizë edhe më të madhe humanitare."

Ky është qëndrimi kinez, vendit që abstenoi në momentin e votimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit për krijimin e zonës së ndalimfluturimit. Kina nuk përdori veton, dhe këtë e bëri duke respektuar pozicionet e disa vendeve arabe, shpjegon zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Jian Yu.

"Ne kishim rezerva serioze për rezolutën. Por për shkak të qëndrimit të disa vendeve arabe, të Unionit Afrikan dhe gjendjes në Libi bashkë me vendet e tjera abstenuam."

Vendet e tjera që abstenuan ishin Gjermania dhe Rusia. Gjermanisë ende i duhet të mbrohet në vend ndaj kritikave për abstenimin, ndërsa në Rusi po ravijëzohet publikisht ndarja mes kryeministrit rus, Vladimir Putin dhe presidentit Dmitri Medvedjev në çështjen e Libisë. Medvedjev, i cili e ka akuzuar Putinin se me kritikat e tij po keqëson situatën në vendin afrikanoverior, që edhe pa këtë është tepër e rrezikshme, po distancohet gjithnjë e më shumë nga mentori i tij, i cili madje misionin ushtarak në Libi e ka cilësuar një "kryqëzatë".

Putin: "Kjo më kujton kryqëzatat mesjetare, kur njëri thërriste të tjerët, të niseshin diku për të çliruar diçka."

Putini i ka cilësuar sulmet e perëndimit si përzierje të palejueshme në një konflikt të brendshëm në Libi. Ndërsa Medvedjevi, i cili në bazë të kushtetutës ka në dorë frenat e politikës së jashtme, është shprehur se Rusia me udhëzimin e tij abstenoi në KS. Medvedjev me qëndrimin e tij tregon se ai e sheh si partner Perëndimin, shprehen vëzhguesit, të cilët shohin në përplasjen për Libinë, konfliktin e parë serioz mes presidentit Medvedjev dhe kryeministrit Vladimir Putin. Por Putini me sa duket nuk është vetëm. Duma ruse e sunduar nga partia e Putinit, "Rusia e bashkuar" pritet që të dënojë misionin ushtarak të Perëndimit në Libi ditën e sotme, (e mërkurë 23.03).

Autor: dpa/ap Lindita Arapi

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 23.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10g1x
  • Data 23.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10g1x