1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ndryshon për mirë klima politike në Tiranë

Opozita tregohet e gatshme të bashkëpunojë për të realizuar reformat që kushtëzojnë marrjen e një ftese për anëtarësim nga samiti i NATO-s, që do të zhvillohet në muajin prill, në Bukuresht.

Tirana

Tirana

Fillimi i një viti të ri, 2008-s, ka sjellë edhe një fillim të shumëpritur për klimën politike të Tiranës: zëvendësimin e konfliktit mes palëve me mundësinë e bashkëpunimit.Ndryshimin për mirë e ka publikuar Edi Rama, kryetari i PS dhe i gjithë opozitës së majtë parlamentare. Ai ofroi të hënën bashkëpunim me maxhorancën për të kryer reformat që kushtëzojne marrjen e ftesës nga NATO për anëtarsimin e saj në samitin e Bukureshtit, që mbahet në Prill të këtij viti

Në një projekt - rezolutë lideri socilist Rama, përcaktoi edhe angazhimet kryesore që opozita merr pësipër të realizojë. “Socialistët, tha Edi Rama, janë të bindur për domosdoshmërinë e kapërcimit të konfliktualitetit, që karakterizoi vitin e kaluar. Ata mbështesin afirmimn e vullnetit të mirë për te krijuar një frymë besimi dhe bashkëpunimi mes forcave politike parlamentare për të gjitha reformat dhe nismat ligjore që në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë kërkojnë angazhim bipartisan.Partia Socialiste angazhohet, tha Rama, që të kontribojë me të gjitha kapacitetet e saj realizimin e reformës në drejtësi dhe të reformës zgjedhore në përputhje me kërkesat dhe standartet e familjes euro-atlantike.”

Projekt - rezoluta e opozitës pritet të miratohet në seancë plenare në ditët në vijim. Pas një viti plot konflikte dhe mosmarrëveshje të thella mes opozitës dhe maxhorancës ajo vjen në momentin e fundit, për të rifituar kohën e humbur në grindje dhe konflikt. Realizimi i bashkëpunimit mes palëve, maxhorancë e djathtë - opozitë e majtë do të shënonte edhe fillimin e një faze të re cilësore ne filozofinë e forcave kryesore politike të Tiranës: atë të daljes mbi interesat e ngushta partiake dhe qëndrimeve konstruktive për interesa mbarëkombëtare.

Maxhoraca e djathtë e ka mirëpritur Projekt - Rezolutën e të hënës. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli premton bashkëpunim dhe përshpejtim të procedurave për votimin e ofertës së opozit në një nga seancat plenare të kësaj jave. Kryerja e reformës në drejtësi konsiderohet një nga angazhimet kryesore të klasës politike të Tiranës. Krijimi i një drejtësie të pavarur nga politika dhe të pastruar nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar konsiderohet çelësi për progres të Shqipërisë në ecurinë dhe performancën e saj demokratike.

  • Data 07.01.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CleX
  • Data 07.01.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CleX