1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ndryshimi është një qeverisje, e cila do të jetë më pranë qytetarëve

Intervistë me Vasilika Hysin, numri një në listën e PS për Tiranën

default

Vasilika Hysi kandidon për partinë socialiste

DW: Znj. Hysi afrimi i shoqërisë civile në politikë ka qenë një nga synimet e politikës shqiptare të viteve të fundit dhe ju jeni pikërisht njëra nga aktivistet e shoqërisë civile, që sot kryesoni listën e partisë më të madhe në opozitë në kryeqytet. Çfarë mendoni se sjell një përfaqësues i shoqërisë civile në një parti të konsoliduar siç është PS-ja?

Hysi: Në fakt angazhimi im në politikë nuk është një rastësi, por është shprehje e një programi të një qeverisjeje ndryshe, që ofron Partia Socialiste në katër vitet e ardhshme. Fjala është për një vëmendje më të madhe ndaj intelektualëve, ndaj aktorëve të shoqërisë civile, ndaj juristëve, ndaj gruas, por mbi të gjitha vënia në themel të lirive dhe të të drejtave të njeriut. Pra angazhimi nuk është thjeshtë angazhimi i një individi, që vjen nga shoqëria civile, por është shprehje e konceptit, që ka Partia Socialiste dhe kryesisht lideri i saj z. Rama, i cili ka kërkuar angazhim të aktorëve të shoqërisë civile për të sjellë pikërisht atë gjë, që ne e kemi bërë në shoqërinë civile, për të cilën na është dashur shumë për ta bërë, ose kemi luftuar dhe nuk e kemi realizuar.


DW: Përse ju zgjodhët pikërisht Partinë Socialiste?

Hysi: Eshtë pikërisht program. Unë kam pasur mundësinë që të monitoroj të dy qeverisjet: qeverisjen e majtë dhe të djathtë, në këto nëntë vjet, që kam drejtuar organizatën më të madhe të të drejtave të njeriut në Shqipëri, “Komitetin e Helsinkit” dhe kam konstatuar që në katër vitet e qeverisjes së Partisë demokratike kanë qenë vite, në të cilat liritë dhe të drejtat e njeriut janë shkelur. Mendohej që pas kaq kohë demokraci respektimi i të drejtave të njeriut do të vinte në rritje, ndërsa në fakt kemi pasur regres, sidomos në pavarësinë e pushteteve, në atë që ne i themi shteti i së drejtës, në raportet që kanë pushtetet midis njëri-tjetrit, pra siç quhet chek and balance dhe mbi të gjitha për respektimin e disa kategorive, siç janë minoritetet, grupet në nevojë, të miturit, etj. Në programin e PS-së, pikërisht kësaj partie pra që unë iu bashkova, gjenden të mishëruara ëndrrat e mia në shoqërinë civile, për të cilat kam luftuar nëntë vjet. Njëkohësisht është edhe ekipi. Besoj se keni pasur mundësinë të shikoni ekipin, që garon. Eshtë një ekip profesionistësh, në listën e sigurtë janë 25% juristö, janë 16% ekonomistë, janë arsimtarë, janë njerëz, të cilët kanë kontribute në shoqërinë civile, ose në sferat e tjera. Nga ana tjetër është edhe një gërshetim e vlerave, që ka partia socialiste të vlerave, që kemi gjetur dhe të vlerave, që vijnë nga jashtë saj.


DW: Kryetari i PS-së, z. Rama ka theksuar vazhdimisht synimin për një politikë të re përtej së majtës e së djathtës, çfarë do të thotë kjo konkretisht, kur faktikisht partitë e mëdha janë përfaqësuese të grupimeve të caktuara të shoqërisë dhe mbrojnë interesa të caktuara?


Hysi: Kjo është shumë e vërtetë. Është e vërtetë në vendet e demokracive të zhvilluara, por do të thosha deri diku kjo nuk është e vërtetë në Shqipëri. Në këto 18 vjet është rritur shumë polarizimi midis PD-së dhe PS-së, ose midis së majtës dhe së djathtës. Në fakt Shqipëria është një vend i varfër dhe njerëzit qoftë të majtë a të djathtë nga bindjet kanë shumë probleme ekonomike, sociale, është papunsia, janë problemet e arsimimit, është problemi i zhvillimit të zonave rurale, është problemi i pronës etj. etj. Dhe nga këto probleme nuk janë prekur vetëm njerëz, që kanë bindje të majta, por edhe njerëz me bindje të djathta. Programi i PS-s është një program, që plotëson të gjitha ato kërkesa, që kanë pasur shqiptarët në këto 18 vjet pavarësisht bindjes së majtë dhe të djathtë. Fakti që Edi Rama garon në këto zgjedhje me një ekip, i cili pjesërisht, pra 30% i përkasin PS-së, pjesa tjetër janë në cilësinë e ekspertëve, tregon plotësimin e këtyre nevojave, të këtyre aspiratave, që shqiptarët kanë pasur për 18 vjet dhe që PS-ja dhe PD-ja sa herë kanë alternuar njëra-tjetrën nuk i kanë realizuar.

DW: Znj. Hysi për ju kandidimi në zgjedhjet parlamentare është një premierë në jetën tuaj. Si ju ka pritur elektorati dhe ju si e keni gjetur elektoratin, çfarë rezonance keni marrë?

Hysi: Në fakt për mua është një gjë e re, që nga momenti i fillimit jam pritur mirë, jashtëzakonisht mirë nga PS-ja në radhë të parë dhe nga elektorati i majtë, por edhe nga një pjesë e elektoratit të djathtë, ose atyre njerëzve, që janë të lëkundur, të cilët nuk kanë dashur të shkojnë në këto votime. Ajo që është e rëndësishme është se unë vij në PS pas një përvoje shumë të gjatë në shoqërinë shqiptare: 25 vjet juriste, drejtuese e Fakultetit të Drejtësisë për një kohë shumë të gjatë dhe për nëntë vjet drejtuese e e organizatës më të madhe të të drejtave të njeriut. Kam qenö aktive në të gjithë Shqipërinë për arsye të funksionit dhe detyrave, që kam pasur, ndaj jam pritur shumë mirë dhe jam ndjerë shumë mirë. Nga ana tjetër unë dhe kolegët e mi, që garojmë në qarkun e Tiranës shihemi si shpresë për të sjellë një politikë, e cila do të sjellö më shumë etikë, më shumë profesionalizëm, më pak grindje e zënka politike, më shumë debat profesional. Ju e dini që parlamenti nuk është parlament, i cili ka për mision të zgjidhë problemet e përditshme të njerëzve, por është politikëbërës: do të bëjë ligje, të cilat do të zgjidhin problemet më të rëndësishme, që shqetësojnë vendin tonë.


DW: Në përgjithësi në zgjedhjet në Shqipëri siguria ka qenë një aspekt delikat. Sa është e garantuar siguria për ju si kandidatë në këto zgjedhje?

Hysi: Unë garoj në qarkun e Tiranës. Ndryshe nga sistemet e mëparshme sivjet kemi një sistem proporcional, çka do të thotë që unë lëviz nga një zonë në një zonë tjetër të Tiranës, pra nuk kemi një zonë të ndarë. Jam ndjerë e qetë, jam ndjerö e vlerësuar, e respektuar nga qytetarët, me të cilët kam kontaktuar. Nuk kam pasur ndonjë presion, apo ndonjë problem tjetër. Në përgjithësi fushata ka qenë e qetë, do të thoja, për mua, megjithatë nuk kanë munguar aty këtu për kolegët e mi kërcënime, dëmtime të zyrave elektorale, të grisjeve të posterave, kanosje etj. Personalisht unë këtë nuk e kam ndierë.

DW: Motoja e luftës elektorale të Partisë Socialiste është: Një politikë e re për ndryshimin. Cilat do të jetë kjo gjë ndryshe që do të bënit ju në politikë?

Hysi: Në fakt unë e thashë edhe më sipër: Qeverisja ndryshe është një qeverisje që në radhë të parë vë në themel interesat e qytetarit dhe të një grupi individësh. Eshtë një qeverisje, e cila do të jetë më pranë qytetarëve, pranë shtresave të varfëra, jo vetëm të atyre, që kanë një karrige në parlament, apo të shtresave, që kanë një standard jetese. Eshtë një qeverisje, e cila do të respektojë të gjitha pushtetet, do të respektojë ligjin dhe shtetin e së drejtës e mbi të gjitha kushtetutën, e cila për fat të keq në këto katër vitet e fundit është cënuar disa herë dhe besoj e keni ndjekur se sa ligje janë dërguar dhe janë shpallur antikushutetues nga Gjykata Kushtetuese. Eshtë një politikë, që në themel do të verë qytetarin, lirinë dhe të drejtat e tij dhe mbrojtjen e grupeve në nevojë. Po të shihni programin është shumë konkret dhe u është adresuar të gjitha shtresave: Sepse programin PS dhe z. Rama e bëri për dy vjet duke kontaktuar zonë më zonë, lagje më lagje, qytet më qytet me të gjitha shtresat. Pra është produkt i vlerësimit të të gjithë nevojave, të të gjitha shtresave nga veriu në j,ug, është produkt i mendimit të të gjithë qytetarëve në zonat rurale dhe urbane dhe jo i ekspertëve, apo i përgatitur në zyrat e PS-së, edhe kjo është një politikë ndryshe.

Autor: Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica








  • Data 25.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Iazm
  • Data 25.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Iazm