1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ndryshimet tek ekologjistët

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhje, ekologjistët kanë filluar ndryshime të mëdha. Ata po përpiqen të nxjerrin mësime nga gabimet. Koalicioni me partitë e Unionit CDU/CSU duket e pamudshëm.

Vitet e kaluara ekologjistët kanë shënuar gjithnjë rritje dhe nuk kanë pasur probleme. Siguria e partisë rritej me rezultatet e mira në zgjedhje. Në dy lande Partia e Gjelbërt (Bündnis 90/Die Grünen) i ka fituar në dy lande madje më shumë se 20 % të votave, ndërsa në Baden-Württemberg edhe kryeministri është nga kjo parti. Por ky trend u ndërpre në zgjedhjet e 22 shtatorit për Bundestag, ku ekologjistët fituan vetëm 8,4 % të votave, shumë më pak se sa që kanë pritur.

Ekologjistët mendonin se janë forca e tretë politike në vend. Por në zgjedhjet e ditës së diel kjo ndryshoi, sepse e Majta, fitoi më shumë vota. Ndaj është logjike që rezultatet e dobëta të kenë edhe pasoja për krerët e partisë. Në fushatë kemi bërë gabime strategjike. Gabimet duhet të analizohen dhe të merren masat e duhura, tha udhëheqësi i listës Jürgen Trittin.

Ndryshime në kryesi

Katrin Göring-Eckardt

Katrin Göring-Eckardt

Rezultatet e dobëta në zgjedhje nuk kanë mbetur pa pasoja. Jürgen Trittin dhe bashkëkryetarja e ekologjistëve Renate Künast kanë bërë të ditur se nuk do të kandidojnë për udhëheqës të fraksionit të të Gjelbërve në Bundestag. Të dy ata janë të moshës nga fundi i viteve 50-të dhe mendojnë se duhet ti hapin rrugën gjeneratës më të re, për Katrin Göring-Eckardt (47) dhe përfaqësues të tjerë të partisë. Göring - Eckardt e ka edhe mbështetjen e shumë qarqeve në parti dhe nuk ka bërë gabime gjatë fushatës.

Ndryshime do të ketë edhe në krye të partisë. Claudia Roth, kryetare e ekologjistëve, ka bërë të ditur se nuk do të kandodojë më për kryesi. Ajo është rizgjedhur në këtë post në nëntor, por 58 vjeçarja nuk do të kandidojë më për postin e kryetares së ekologjistëve.

Por Roth nuk do të tërhiqet nga politika. Ajo me dëshirë do të bëhej nënkryetare e Bundestagut, por ambicje për këtë post ka dhe Renate Künast. Në këtë mënyrë shpregohet edhe dorëheqja e tyre nga postet e deritanishme.

Temat e gabuara

Ekologjistët kanë konstatuar se gjatë fushatës kanë bërë disa gabime serioze në përzgjedhjen e temave. Kjo u dëshmua edhe me rezultatet e zgjedhjeve.

Die Grünen Claudia Roth 24. Sept 2013

Claudia Roth

Kryetari i partisë Cem Özdemir thotë se shumëkush ka pasur përshtypjen se me fitoren e ekologjistëve mund të ngarkohet gjendja e tyre, për shkak të politikës ndaj tatimeve. Ne nuk kemi mundur ta shpjegojmë si duhet konceptin tonë, thotë Robert Habeck. Gabime janë bërë edhe me disa tema të tjera që janë përzgjedhur si pikërëndesa të fushatës.

Ekologjistët i ka dëmtuar edhe debati për përzierje të disa personave nga kjo parti në pedofili, gjara të cilat kanë ndodhur para 30 vitesh. Janë bërë pra disa gabime serioze, por Özdemir mendon se "ekologjistët janë një parti e cila mëson shpejt".

Kolaicioni me partitë e Unionit

Në një pikë, ekologjistët janë të një mendimi: në koalicion me partitë CDU/CSU nuk e shohin veten. Claudia Roth thotë se ata do të marrin pjesë në negociatat për krijimin e koalicionit qeveritar, "por ne nuk do të jemi zëvendësimi i askujt në negociata për koalicion me zonjën Merkel." CDU dhe CSU janë shumë larg në shumë pika nga ekologjistët: në çështjet ekologjike, rrogat minimale apo të drejtat e barabarta. "Unë shoh pak gjëra të përbashkëta", mendon Roth. Por për momentin, për këtë parti, më të rëndësishme janë ndryshimet e brendshme.