Ndryshime të shpejta në SPD | Gjermania | DW | 12.02.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ndryshime të shpejta në SPD

Në SPD do të bëhen ndryshime më shpejt se sa është menduar. Të marten Andrea Nahles mund të marrë drejtimin e partisë.

Duket se kerët e partisë SPD kanë vendosur që tani që Martin Schulz të zëvendësohet sa më parë, ndoshta nga Andrea Nahles. Të martën do të mbahet një takim i kreut të partisë ku do të vendoset për "hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren". Burimet e ARD bëjnë të ditur se Andrea Nahles do të marrë drejtimin e përkohshëm të partisë. "Të martën do të mbahet takimi i kryesisë ku do të bisedohet për të ardhmen", tha sekretari i SPD, Lars Klingbeil. ARD njofton se Schulz nuk do të luajë ndonjë rol të rëndësishëm as në deklarimin e ardhshëm të SPD për koalicion, gjatë javës së ardhshme.

"Vendimi i (pa)pritur"

Ndryshimet e shpejta në krye të partisë SPD, nga Schulz tek Nahles, kanë shkaktuar habi tek disa nga udhëheqësit e partisë. Nga krahu i majtë i SPD kërkohet tani që anëtarët e SPD të vendosin për pasardhësin e kryetarit Schulz. Një zgidhje të këtillë ka mbështetur edhe ministrja e Familjes, Katarina Barley. Deputetja Hilde Mattheis thotë për gazetën "Tagesspiegel am Sonntag", se nuk është e pranueshme që posti i kryetarit të partisë të ndahet sipas dëshirës së disa personave. Zgjidhja e krerëve duhet të ndodhë në një procedurë transparente, thotë Mattheis.

Sekretari i Përgjithshëm Lars Klingbeil ka paralajmëruar krerët e partisë që të ndalojnë menjëherë debatet për poste në parti. "Për postet në krye të partisë do të vendoset pas vendimit të anëtarëve për koalicion", tha Klingbeil. "Ata që hapin një debat tjetër për postet në parti, para vendimit për koalicion, duhet të llogarisin me karton të kuq". Edhe zëvendëskryetari i SPD Ralf Stegner ka kërkuar që krerët dhe anëtarët e partisë "të përqëndrohen tek esenca e marrëveshjes për koalicion."