1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ndryshime në qeverinë Rama

Prej tri javësh PD në opozitë proteston dhe kërkon dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike që të gatantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ai Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i Pushtetit Lokal, Bledi Çuҫi dhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të zëvendesohen me 4 ministra të tjerë. Emrat e tyre pritet të bëhen të njohura sot,(13/03/ 2017). Kryeministri Rama tha në komunikimin e tij javor se "ndryshimet e qeverisë nuk reflektojnë asgjë tjetër përveçse domosdoshmerisë që udhëheqësit tanë politikë të fushatës se 18 qershorit, të fokusohen me energji të reja dhe prani të vazhdueshme pranë njerëzve në përballimin e volumit të jashtëzakonshëm të kontakteve me njerëzit që kërkon kjo fushatë”. Të katër ministrat që do të zëvendësohen janë koordinatorët kryesore në fushatën e elektorale të PS për zgjedhjet e 18 qershorit. Kryeministri Rama tha gjithashtu që "ndryshimet nuk lidhen me ndonjë kërkesë të caktuar të bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, Ilir Meta”.

Ndryshime jo nën presionin e protestave të opozitës

Kryeministri Rama përjashtoi mundësinë që ndryshimet në qeveri  të  lidhen me protestën e opozitës për ta detyruar atë të japë dorëheqje. Opoziat ka bojkotuar prej tre javësh Parlamentin dhe po proteston në një ҫadër të ngritur në Bulevardin kryesor te Tiranes, "Dëshmorët e Kombit”, përballë zyrës së Kryemnistrit Rama. Protesuesit opozitarë kërkojnë dorëheqjen  e Ramës dhe një qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare, më 18 qershor. Bojkoti  i Parlamentit nga opozita ka bllokuar reformën në Drejtësi dhe krijimin e strukturave të Vettingut, me anë të të ciloit priten  të rivlerësohen mbi  700 gjyqtarë dhe prokurorë. Fillimi i zbatimit të Reformës në Drejtësi është kushti kryesor që ka vendosur BE për të hapur negociatat e anëtarësiimit me Shqipërinë.

PD-ja e akuzon qeverinë se po bashkëpunon me kultivuesit e  kanabis "për të vjedhur zgjedhjet” dhe  se nuk mashtrohet nga  "marifete” të tilla si I  konsideroi ajo  ndryshimet në qeveri.Kryetari i PD Lulzim Basha u tha mbrëme protestuesve që "protestat do të vazhdojnë derisa Rama të jape dorëheqjen  deri sa zgjedhjet e lira dhe të ndershme të garantohen nga një qeveri teknike”.