1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ndryshim qeveritar në Kolumbi - Santos president i ri

Ditën e shtunë (7.8.) filloi punën në postin e ri, presidenti i ri kolumbian Santos. Ekonomisti 58 vjeçar shihet si njeri i afërt me presidentin e mëparshëm Uribe. Megjithatë ekzistojnë shpresat për ndryshime në vend.

Manuel Santos në ceremoninë e marrjes së postit në Bogota më 7 gusht 2010

Manuel Santos në ceremoninë e marrjes së postit në Bogota më 7 gusht 2010

Kur presidenti venezuelas Hugo Chavez, shpëputi dy javë më parë marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë, Juan Manues Santos u zhduk nga faqja e dheut duke thënë se nuk do të jepte asnjë koment për këtë mosmarrëveshje, sa kohë që presidenti Álvaro Uribe qëndronte në post.

Në fakt akuzat e bëra prej tij, se Venezuela i jep strehë guerillave të FARC-ut, janë një ngarkesë e madhe për pasardhësin e tij. Andres Hernandez Vasquez, profesor i shkencave politike në Universitetin e Medellin-it: „ Politika e Santos do të jetë më pragmatike, më racionale. Ne kemi interesa të forta ekonomike me Venezuelën dhe nuk ka kuptim që t`i vesh ato në pikëpyetje për shkak të ndjeshmërive personale. Qëndrimi ynë është se ata janë fqinjët tanë dhe kanë ide dhe koncepte të tjera politike. Por marrëdhëniet duhet të jenë pragmatike dhe ka pasur sinjale që tregojnë se Santos kërkon të rivendosë marrëdhëniet me Venezuelën."

Santos - Bashkëpunëtor i afërt i Uribes

Presidenti i Kolumbisë Alvaro Uribe gjatë një konference shtypi në Barranquilla, Kolumbi, 26 shkurt 2010

Presidenti i Kolumbisë Alvaro Uribe gjatë një konference shtypi në Barranquilla, Kolumbi, 26 shkurt 2010

Santos ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Uribes. Duke qenë ministër i Mbrojtjes, ai ka zbatuar politikën e tij të ashpër kundrejt guerrilasve të FARC-ut dhe ka qenë i ngarkuar me rivendosjen e sigurisë publike. Pikërisht këto së bashku me premtimin se nuk do të bëjë shumë ndryshime në këtë politikë, i dhanë atij dorën të fitonte zgjedhjet. Shumë kolumbianë i dhanë atij votën, sepse Uribe nuk mund të kandidonte sërish. Profesor Hernandez Vasquez: „ Santos përfaqëson pa dyshim vazhdimësi në politikën e Uribes. Por, unë mendoj se ka edhe nuanca të tjera të rëndësishme. Uribe ka qeverisur me egoizëm, despotizëm dhe me një kabinet me përbërje të keqe. Kurse ministrat e zgjedhur nga Santos tregojnë për ndryshim stili.“

Surpriza të shumta në kabinetin e ardhshëm qeveritar

Parlamenti i Kolumbisë

Parlamenti i Kolumbisë

Vërtet që Santos ka sjellë shumë të papritura me ngritjen e kabinetit të ardhshëm. Ministrja e Jashtme Maria Angela Holguin ka qenë ambasadore në Venezuelë dhe në Kombet e Bashkuara. Ajo dha dorëheqjen nga posti në shenjë proteste ndaj nepotizmit në dhënien e posteve të larta. Edhe ministri i ardhshëm i Bujqësisë, Juan Camillo Restrepo vlerësohet si kritik i presidentit. Santos vetë premton: „ Kjo është një qeveri transparente, që mbështetet tek rezultatet, një qeveri që do të qeverisë në mënyrë transparente. Një qeveri që ngrihet mbi përparimin social dhe zhvillimin ekonomik."

Ekonomisti 58 vjeçar Santos, që vjen nga një familje e pasur dhe me pushtet në Kolumbi dhe ka studiuar në universitete elitare në Angli dhe Amerikë, vlerësohet si njeri i hapur, modern dhe pragmatik. Me interes pritet edhe nëse pas dobësimit ushtarak të guerrilasve, do të ketë bisedime. Shefi i FARC-ut, Alfonso Cano sinjalizoi disa ditë më parë: „ Mundësinë që vendi ynë të mund ta kalojë këtë situatë të vështirë që vazhdon të mbizotërojë.“

Shumë kolumbianë shpresojnë që konflikti dhjetravjeçar të përfundojë. Nëse do të ndodhte kjo, atëherë atij do t`i falej përzierja në shkeljen e të drejtave të njeriut nga ushtria.

Autor: Gottfried Stein/ Aida Cama

Redaktoi: Sonila Sand

  • Data 08.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Oexg
  • Data 08.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Oexg