1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

060611 Portugal Wahl

6 Qershor 2011

Portugalia gjendet në krizë të thellë financiare.Situata ka influencuar në masë edhe zgjedhjet parlamentare të zhvilluara ditën e dielë dhe ka bërë që opozita e deritanishme të fitojë shumicën e votave.

https://p.dw.com/p/11VCc
Fituesi i zgjedhjeve, Pedro Passos Coelho
Fituesi i zgjedhjeve, Pedro Passos CoelhoFotografi: picture alliance/dpa

Konservatorët në Portugali shënuan një fitore të qartë. Pas numërimit të votave, rezulton se socialdemokratët të cilët deri tani ishin në opozitë, kanë fituar dukshëm më shumë vota se socialistët. Sipas rezultateve paraprake, socialdemokratët opozitarë me në krye Pedro Passos Coelhon kanë fituar 39 %, ndërsa socialistët në pushtet vetëm 28 % të votave. Fituesi i zgjedhjeve, Pedro Passos Coelho u shpreh optimist për të ardhmëen e portugezëve.

"Të gjithë portugezëve dua t'u them se do të jetë vështirë, por kjo është mirë për ne, sepse mundimet në fund do të shpaguhen", tha ai.

Kryeministri i deritanishëm, Jose Socrates pranoi humbjen. Ai dha dorëheqjen nga kreu i partisë duke thënë se kjo është humbja e tij. Portugezët ishin të pakënaqur me qeverinë e tyre.

"Nuk e di se sa kanë politikanët hapësirë manovrimi, por gjithmonë ekziston një zgjidhje, në fund të fundit të ndërrrojmë politikanët", thotë një votues. Të këtij mendimi ishin shumica e portugezëve.

Partia e tretë në zgjedhje ka dalë ajo konservatore CDS, me 12 % të votave, që do të thotë se partitë konservatore kanë fituar shumicën në parlament. Sipas të gjitha gjasave, socialdemokratët dhe CDS-ja do të jenë edhe në koalicionin qeverisës. Ata kanë qeverisur së bashku deri në vitin 2005, kur humbën nga socialistët.

Kryeministri, Jose Socrates
Kryeministri, Jose SocratesFotografi: picture alliance/dpa

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte në një nivel shumë të ulët, me vetëm 59 %. këtu nuk ndihmoi as thirrja e presidentit Cavaco Silva të shtunën në mbrëmje.

"Abstenimi do të thotë ikje nga përgjegjësia. Abstenimi nuk paraqet ndonjë kontribut për vendin."

Megjithatë shumica e portugezëve janë të frustruar me gjendjen. Ata e shikojnë me sy pesimist edhe ardhmërinë e tyre.

"Asgjë nuk do të ndryshojë edhe pesë apo dhjetë vjet", thotë një i ri.

Qeveria duhet të krijohet shpejt, sepse në korrik duhëet të fillojë zbatimi i paketës së kursimeve. Kjo është parakusht për të marrë kreditë në vlerë prej 78 miliardë eurosh. Marrëveshja me isntitucionet ndërkombëtare financiare parashikon që masa të shumta kursimesh. Tri vite me radhë, Portugalia do të kontrollohet nga një komision i BE-së. Qëllimi është që deri në vitin 2013 të ulet deficiti i shtetit në 3 % të prodhimit bruto. Qeveria e re nuk do të ketë shumë hapsirë manovrimi.

Autor: Daniel Sulzmann/Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi