1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ndryshim personeli i nivelit të lartë në Turqi

Në Ankara partia qeverisëse turke, AKP vendos të enjten për pasuesin e Erdoganit. Pritet që postin e kryetarit të partisë dhe kryeministrit të vendit ta marrë ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu.

Ahmet Davutoglu

Ahmet Davutoglu

Bordi drejtues i partisë turke, AKP vendos të enjten në Ankara për kreun e ri të partisë dhe kryeministrin e vendit. Konsiderohet e sigurtë zgjedhja e ministrit të Jashtëm Ahmet Davutoglu si pasues i kryetarit të partisë në largim dhe kryeministrit të deritanishëm, Rexhep Taip Erdogan.

Mediat në Turqi kanë cituar presidentin në largim, Abdullah Gül, sipas të cilit sipas të gjitha gjasave, portin e kryeministrit do ta marrë Davutoglu.

Ahmet Davutoglu mban postin e ministritt ë Jashtëm të Turqisë nga viti 2009 dhe konsiderohet një besnik i presidentit të ri, Erdogan, i cili e le postin e partisë konservatore islamike, AKP pas zgjedhjes si president. Sipas kushtetutës turke, presidenti nuk duhet të mbajë lidhje me partitë politike. Në një konferencë të jashtëzakonshme më 27 gusht, do të vendoset pastaj formalisht për kryetarin e ri. Ndërsa një ditë më vonë, më 28 gusht, Erdogan pritet të bëjë betimin si president i ri i vendit. Synimi është rivlerësimi i postit të presidentit në Turqi.

Präsidentschaftswahl in der Türkei Erdogan 10.08.2014

Erdogan largohet nga posti i kryeministrit dhe kreut të partisë, AKP

Përgjimet e BND-së rëndojnë marrëdhëniet Gjermani - Turqi

Nuk dihet se si do të ndikojë në Berlin ky ndryshim i nivelit të lartë të politikës turke. 55 vjeçari Davutoglu ka reaguar "mjaft i papërmbajtur", sipas të dhënave të ministrit të Jashtëm gjerman, Steinmeier pas bërjes publike të njoftimeve në media, ku thuhej se Turqia ka qenë në shënjestër të përgjimeve të Shërbimit Informativ Gjerman, BND. Në një prononcim për televizionin e dytë gjerman, ZDF, Steinmeier është shprehur se e ka mësuar lajmin e përgjimit jo vetëm nga lajmet, por edhe nga një telefonatë e ministrit të Jashtëm turk, Davutoglu, i cili është shprehur i zemëruar për aferën.

Gazeta gjermane "Süddeutsche Zeitung" analizoi të mërkurën ngjitjen në karrierë të Ahmet Davutoglus. "Ahmet Davutoglu me ngritjen e tij të jashtëzakonshme në postin e kreut të partisë dhe qeverisë shpërblehet për luajalitetin e tij ndaj Erdoganit. Si ministër i Jashtëm, në vitet e fundit ai është përpjekur për ta kthyer Turqinë në një aktor aktiv në rajon. Në marrëdhëniet me BE, përkundrazi, Davutoglu ka treguar pak ambicie. Marrëdhënia me Izraelin, dikur partner i rëndësishëm i Turqisë është e tensionuar, po ashtu si me vende të tjera në rajon...me politikanin e ri në krye të partisë konservatore-islamike do të jetë i vështirë entuziazmimi i masave në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2015, siç ka ndodhur deri më tani. Ky është çmimi që duhet të paguajë AKP, e cila deri më tani gjithçka e ka lidhur vetëm me Erdoganin."