1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ndryshim në kryesimin e Eurogrupit

Me luksemburgasin Jean-Claude Juncker, pas tetë vjetësh largohet nga kryesimi i eurogrupit një peshë e rëndë politike. Pasardhësi i tij do të jetë Jeroen Dijsselbloem - një kandidat klasik kompromisi.

Jeroen Dijsselbloem dhe Jean-Claude Juncker

Jeroen Dijsselbloem dhe Jean-Claude Juncker

Për një kohë të gjatë, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble konsiderohej si pasardhës i sigurtë i Jean-Claude Junckeri-t. Por kur në pranverë të vitit të kaluar president i Francës u bë socialisti François Hollande, Parisi e kundërshtoi kandidaturën e Schäuble-s, i cili njihet si kursimtar i paepur. Por homologu i tij francez, Pierre Moscovici nuk qe i pranueshëmn për evropianoveriorët të orientuar nga stabiliteti. Puna u zgjat.

Dijsselbloem konsiderohet si kursimtar

Jean-Claude Juncker - gati legjendar për Evropën

Jean-Claude Juncker - gati legjendar për Evropën

Pyetja se kush do të bëhet pasardhës më në fund u sqarua. Por çfarë përfaqëson në fakt i riu? Shumë përvojë hollandezi Jeroen Dijsselbloem gjithsesi nuk sjell me vete. I lindur më 1966 ai nuk ka pasur shumë mundësi për të mbledhur përvojë. Me kaçurelat e tij, Dijsselbloemi duket shumë i ri, kostumet me ngjyra të veshura sikur nuk përshtaten kaq mirë me pamjen e tij të çlirët. Ai ka qenë njëherë asistent për partinë e tij, Partinë e Punës në Parlamentin Evropian dhe ka lënë pas një qëndrim studimor në universitetin irlandez të Korkut. Në postin e ministrit hollandez të Financave ai është që prej vjeshtës së shkuar. Kështu që homologët e tij nuk kanë pasur shumë mundësi të krijojnë një përshtypje për të.

Gjithsesi, Dijsselbloemi është shprehur i gatshëm për të mbështetur një listë të ashpër konsolidimi. Që në takimin e tij të parë si ministër në nëntor, ai deklaroi për negociatat për buxhetin të BE: "Në Hollandë jemi të detyruar të kursejmë kaq fort, e jo vetëm atje, por thuajse në të gjitha vendet e tjera, prandaj do të ishte e pakuptueshme, nëse kjo nuk do të funksiononte në Bruksel."

Shprehje ironike në katër gjuhë

Kur është fjala për të dalë nga hija e paraardhësit të tij, ai Dijsselbloemi nuk mund ta kishte më të vështirë. Jean-Claude Juncker është gati një legjendë e Evropës, të paharrueshme janë para së gjithash shprehjet e tij. Në shumicën e tyre nuk dihet nëse ai i ka thënë me ironi, si këtë "Gjermanët, kur mendojnë se unë nuk i dëgjoj, fillojnë bëjnë vërejtje të pahijshme për madhësinë e vendit tim."

Ndryshime disafishe qendrimi

Junckerit iu desh disa herë që të ndryshonte qëndrimin e tij: ai ushtroi presion ndaj vendeve të varfra, për të kursyer dhe për t'u reformuar. Përballë shifrave të falsifikuara të buxhetit grek, ai tha njëherë: "Loja ka marrë fund!" Por ai shprehte gjithnjë e më tepër mirëkuptim për barrën që binte mbi popull. Dhe kur u shtuan zërat që donin ta dëbonin Greqinë nga Eurozona, ai u përgjigj me ashpërsi: "Unë nuk mendoj për asnjë sekondë të vetme për mundësinë, që Greqia do ta braktisë eurozonën."

Të gjitha këtyre detyrave, sipas vlerësimit të përgjithshëm, Junckersi ua doli mbanë mirë. Kritikë të hapur luksemburgasi nuk ka pasur. Kur vinte puna për kritikë, atëherë puna kalonte në temën konkrete. Dhe atëherë ai thuajse gjithmonë është treguar i gatshëm për kompromis.

Autor: Christoph Hasselbach/ Auron Dodi

Redaktoi: E. Xhani