1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ndryshim në komandën e KFOR-it

Për të katërtën herë radhazi një gjeneral i Bundesverit do të jetë komandant i trupës ndërkombëtare në Kosovë. Shefi i ri i KFOR-it duhet të sigurojë lirinë e plotë të lëvizjes edhe në veri të Kosovës.

Gjeneral-majori Volker Halbauer do të jetë komandanti i ri i trupës ndërkombëtare mbrojtëse në Kosovë, KFOR. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve "dpa" e cila u referohet qarqeve të sigurisë në Berlin. 56-vjeçari është shef shtabi në shtabin drejtues të ushtrisë në Ministrisë e Mbrojtjes. Ai zëvendëson gjeneral-majorin Erhard Drews, i cili prej një viti është në krye të KFOR-it. Ndryshimi i komandës është planifikuar për datën 7 shtator.

Që prej stacionimit të trupës ndërkombëtare në Kosovë në 1999, Halbauer është komandanti i gjashtë gjerman. Ushtria gjermane (Bundeswehr) ka kontingjentin e dytë më të madh pas Italisë në trupën e KFOR-it. Ndërkohë në në fillim komanda e lartë kalonte me rotacion në të gjitha vendet pjesëmarrëse në trupë, prej katër vjetësh radhazi komandandi vjen nga Gjermania.

Gjeneral-majori Erhard Drews, komandant i KFOR

Një vit i vështirë - gjeneral-majori Erhard Drews, komandant i KFOR

Viti nën komandën e gjeneralit Drews ishte i vështirë. KFOR-i nuk arriti gjatë kësaj kohe të largonte barrikadat e ngritura nga serbët në rrugët në veri të vendit. Megjithë përpjekjet e shumta ushtarët e KFOR-it nuk ia dolën t'i mbyllin pikat e paligjishme kufitare. Nëse kjo do të realizohej serbët do të ishin të detyruar të përdornin vetëm pikat zyrtare të kufirit, ku qarkullimi i njerëzve dhe i mallrave kontrollohet nga policë dhe doganierë të caktuar nga qeveria në Prishtinë.

Kohët e fundit ministri i Brendshëm kosovar Bajram Rexhepi, ishte shprehur sërish i zhgënjyer për paaftësinë e KFOR-it në zbatimin e masave për heqjen e barrikadave.