1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ndryshim kursi ? SHBA dërgojnë një përfaqësues të nivelit të lartë për bisedime me Iranin

Takimi të shtunën(19.7.) do të hyjë me siguri në histori. Ai do të shënojë kontaktin e nivelit më të lartë mes SHBA-ve dhe Iranit që prej ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1979.

Uilliam Bërns, sekretar shteti për Lindjen e Afërme

Uilliam Bërns, sekretar shteti për Lindjen e Afërme

Uilliam Bërns (William Burns), numri tre në ministrinë e jashtme të SHBA do të ulet pranë Havier Solanës (Javier Solana) dhe përballë tyre do të jetë Said Xhalili, kryenegociatori iranian në konfliktin për programin bërthamor të Iranit. Por a do të pranojë Irani ofertën që përmban stimuj ekonomikë për të hequr në këmbim dorë nga programi i tij bërthamor?

Qeveria amerikane i vë një rëndësi të madhe kuptimit drejt të iniciativës së ministres së jashtme Kondoliza Rajs: dërgimi i Bërns nuk duhet në asnjë mënyrë të keqkuptohet si zbutje pozicioni apo kurs negociatash. Problemet duhet zgjidhur me rrugë diplomatike u shpreh zëdhënësja e qeverisë Dana Perino, por:

"Nuk do të ketë negociata direkte. Bërns do të marrë pjesë në bisedimet për programin bërthamor si pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe do të tregojë që ne u ofrojmë iranianëve dy rrugë: e para është pranimi i paketës së ofertave. Sapo të verifikohet që ata i kanë dhënë fund pasurimit të Iranit, do të ketë negociata."

Vetë negociatat mbeten kompetencë e grupit ku bëjnë pjesë pesë fuqitë me të drejtë vetojë në Këshillin e Sigurimit dhe Gjermania. Një takim amerikano-iranian përjashtohet plotësisht, tha Shon Mekkormak (Sean McCormack), zëdhënës i ministrisë së jashtme amerikane. Edhe sikur Xhalili t'i drejtohej Bërns ai do të refuzohej:

"Mendoj se Bërns do t'i thotë: 'Zoti Xhalili, nëse kërkoni negociata atëherë e dini se çfarë duhet bërë. Ju mund t'i këshilloni qeverisë suaj të ndalojë aktivitetet për pasurimin e uraniumit. Kështu ministrja e jashtme do të shfaqej në tryezën e bisedimeve."

Said Xhalili, negociatori iranian

Said Xhalili, negociatori iranian

Një pyetje mbetet megjithatë pa përgjigje: përse dërgon qeveria Bush pikërisht tani një përfaqësues të lartë në negociatat me një regjim, i cili celebroi me zhurmë testet me raketa dhe bëri të ditur se në asnjë mënyrë nuk do të ndalonte programin e tij bërthamor? A mos vallë ka sinjale të fshehta nga Irani? Jo, thotë zëdhënësja e qeverisë amerikane Perino, asgjë që ajo mund t'a komentonte publikisht. Por ka ardhur koha që mbi Iranin të ushtrohet trysni për të pranuar paketën e ofertave:

"Kjo iniciativë dëshmon seriozitetin me të cilin prej muajsh përpiqemi. Ne duam t'a zgjidhim këtë çështje në rrugë diplomatike dhe po përpiqemi për këtë."

Megjithatë, pjesëmarrja e Bërnsit në bisedimet për programin bërthamor duhet të kuptohet nga qeveria dhe opinioni në Iran si një sinjal i fortë, pozitiv apo negativ. Kërcënimi prapa tij është: nëse programi bërthamor nuk ndërpritet do të ketë sanksione edhe më të ashpra. Por ato kundërshtohen nga Rusia.

  • Data 18.07.2008
  • Autor Frank Aischmann / Uashington
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EeJ4
  • Data 18.07.2008
  • Autor Frank Aischmann / Uashington
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EeJ4