1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ndryshim i pikërëndesave: Françesku dhe Koncili i II i Vatikanit

Për festimet e 50 vjetorit të Koncilit të Dytë të Vatikanit, Papa kujton detyrat që u formuluan në atë kohë.

default

Hapja e Koncili të II të Vatikanit

Janë fjalë që flasin shumë: Kisha Katolike harron të predikojë ungjillin. Ajo ka rrezik të mos dalë nga vetja, por vetëm të merret me veten e vet. Ekziston "një frymë e narcizmit teologjik".

Këto fjalë që tingëllojnë si kritikë e një grupi fetar në bazë, janë fjalë që thuhen nga Papa. Sepse kardinali argjentinas Jorge Mario Bergoglio ka shprehur kritikë për gjendjen e kishës në të ashtuquajturën para-konklavë, këshillimet që bëhen në Romë nga kardinalët para zgjedhjes së Papës. Para fillimit të Festës së Pashkës, një nga kardinalët ka bërë publike me aprovimin e Papës Françesk, regjistrimet e bëra. Ato flasin për një apel për ndryshimin e drejtimit të kishës.

Paralajmërimet për misionin e vërtetë të Kishës i bashkangjiten debateve që mbahen prej kohësh për mesazhin kishtar si dhe çështjen e reformave. Sepse që prej fundit të vitit të kaluar Kisha Katolike është duke u kujtuar për Koncilin e Dytë të Vatikanit (1962 bis 1965). Me këtë takim Kisha katolike bëri pajtimin me botën moderne. Ajo zgjoi në gjithë botën dhe nxiti shpresat, shpresa që nuk janë përmbushur ende.

Në tetot 1958, një Konklavë mund të kishte zgjedhur si Papë, 76 vjeçarin Angelo Giuseppe Roncalli. Por ajo vendosi për Johannes XXIII. dhe njoftoi për mbajtjen e Koncilit më 25 janar 1959. Të gjithë ipeshkvët katolikë të botës duhet të debatonin për çështjen e besimit në kohët moderne dhe të vendosnin për ndryshime. Një sfidë, që ata guxonin ta bënin në kuadër të ndryshimeve pas Luftës së Dytë Botërore.

Papst Benedikt XVI Ostermesse

Papa Franziskus

Hapa të reja

Me 16 dokumente Koncili u përpoq të bënte një riafrim në çështjet e kohës dhe solli reforma të përgjithshme kishtare. Fjalët e para të dokumentit janë "Gaudium et Spes" për një kishë në një botë si ajo e sotmja që tregojnë stilin gjuhësor që shqetësonte atëherë shumë bashkëkohës: "Gëzimi dhe shpresa, pikëllimi dhe ankthi i njerëzve të sotëm, veçanërisht i të varfërve dhe nevojtarëve të të gjitha llojeve janë gëzimi dhe shpresa, pikëllimi dhe ankthi i Krishtit. Dhe nuk ka asnjë njeri të vërtetë që nuk gjen në zemër jehonën e tij..."

Në këtë mënyrë ipeshkvët formuluan një afërsi me njerëzit, diçka që është detyrim për kishën dhe mbase dhe masa e gabuar. Dhe baballarët e Koncilit gjetën një gjuhë e cila nuk është arritur më në dokumentat fetare.

Kardinali ëalter Kasper, i cili ishte 29 vjeçar në fillim të Koncilit, vlerëson atmosferën e atëhërshme si "përmbushje e një dëshire". Koncili nxorri në pah dimensionin karizmatik dhe jo atë primat institucional. 80 vjeçari dëshiron sot një rikthim të kësaj fryme në Koncil dhe një dimension shpirtëror të kishës.

Ostermesse Petersplatz Rom

Rom

Por, për këtë flasin edhe kthjellimet e dy zhvillimeve të kundërta të 50 viteve të fundit: ringjallja e curies romane, thirrja për reforma nga ana e bazës kishtare. Në fund të fundit Kisha katolike përpiqet për një përcaktim konkret të vazhdimësisë dhe ndryshimit, i cili ka filluar me Koncilin e Dytë të Vatikanit. Kështu në thelbin e saj teologjik, Kisha është pas Koncilit njëjtë si para Koncilit. Nuk është një kishë e re, por një kishë e ringjallur në gjurmët e traditës.