1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ndryshim drejtimi në kryesinë e BE-së

Me një janar Spanja mori presidencën e radhës së BE-së nga Suedia. Por spanjollët përballen edhe me disa ndryshime, pasi në dhjetor hyri në fuqi Marrëveshja e Lisbonës për reformimin e BE-së.

default

Është hera e katërt që spanjollët marrin presidencën e radhës së BE-së, por kësaj radhe do të ketë disa ndryshime vendimtare. Në fuqi është futur tani Marrëveshja e Lisbonës që ka zhvleftësuar rolin e Presidencës së radhës, pasi është zgjedhur edhe përfaqësuesi i përhershëm i BE-së. Drejtuesi i parë është Herman van Rompuy, nga Belgjika, i cili formalisht do të jetë edhe mbi kryeministrin spanjoll Zapatero. Por van Rompuy është një diplomat me aftësi të veçanta ndërmjetësimi, gjë që u pa edhe pas takimit të parë me Zapateron në Spanjë.

Presidenti i përhershëm i Këshillit të BE-së, belgu Herman van Rompuy.

Presidenti i përhershëm i Këshillit të BE-së, belgu Herman van Rompuy.

"Për ne belgët Spanja është vendi i diellit. Kur mbërrita këtu, pashë vetëm borë që për mua ishte një shok kulturor. Por ngrohtësia me të cilën më pranuan këtu dhe ngrohtësia gjatë bisedimeve i ngrohën të gjitha të tjerat", do të shprehej van Rompuy.

Spanjollët premtojnë mbështetje modeste dhe diskrete

Ministri i Jashtëm spanjoll, Moratinos, theksoi, se Spanja do të mbështesë punën e belgut van Rompuy në mënyrë diskrete dhe modeste. Pak shkëlqim megjithatë do të bjerë edhe mbi Spanjën. Është gjetur një zgjidhje kalimtare, që samiti i vendeve të treta të mbahet në Spanjë, që do të thotë se Madridin do ta vizitojë edhe Presidenti amerikan Barack Obama. As takimi joformal i ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së nuk do të organizohet vetëm nga shefja e BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton. Takimin do ta drejtojnë së bashku Ashton dhe ministri i Jashtëm spanjoll Moratinos. Kryeministri spanjoll Zapatero, nënvizoi disa prioritete të Presidencës spanjolle të radhës: "Rimëkëmbja ekonomike, rimëkëmbja e tregut të punës dhe strategjia 'BE 2020'."

Prioritetet: ekonomia dhe tregu i punës

Impulset për ekonominë dhe tregun e punës janë pra ndër prioritetet kryesore, ndërkohë që edhe strategjia "BE 2020", parashikon rritjen ekonomike. Rruga për rimëkëmbjen ekonomike do të jetë edhe tema kryesore e një samiti të posaçëm që do të zhvillohet në shkurt, theksoi van Rompuy: "Në fillim të shkurtit do të kemi një këshill joformal për çështjet ekonomike, tregun e punës dhe strategjinë ekonomike."

Me këtë shihet se përfaqësuesi i përhershëm i BE-së do të theksojë disa gjëra, ose siç thonë spanjollët: e ka kapur demin nga brirët. Politikanët spanjollë kanë tani gjashtë muaj në dispozicion për t'i realizuar prioritetet e tyre. Përveç zhvillimit ekonomik, spanjollët do të angazhohen edhe për barazinë e femrave dhe meshkujve, që është një prej synimeve kryesore edhe në Marrëveshjen e Lisbonës, si dhe për forcimin e rolit të Evropës në botë.

Autor: Birgit Schmeitzner / Bahri Cani

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 02.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LIhZ
  • Data 02.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LIhZ