1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Ndoshta ka ardhur koha për të menduar mbi rolin e Rusisë në G8

Pasojat e konfliktit në Kaukaz dhe situata ekonomike në Gjermani - temat kryesore të shtypit të sotëm

default

Konflikti në Kaukaz vë përballë NATO-n dhe Rusinë

" Nürnberger Nachrichten" mbi Gjeorgjinë: "Rezultati ishte një kompromis, i cili duket pa bukë por është i arsyeshëm. Brukseli dërgon këshilltarë dhe vëzhgues nëse palët në konflikt janë dakort. Kjo tregon se është mbajtur para syve realiteti: vetëdija për nevojën e një angazhimi më të fortë europian, por edhe njohja e pamundësisë për të vepruar pa miratimin e Moskës. Pra mendimi i artikuluar në Varshavë për zëvendësimin e forcave ruse me ushtarë nga BE-ja nuk ishte aspak realist. Kremlini nuk do t'a kishte pranuar këtë në asnjë mënyrë."

" Frankfurter Allgemeine Zeitung" komenton raportet Rusi-NATO: Kur thuhet se NATO, e cila i ka ofruar Gjeorgjisë perspektivën e anëtarësimit në Aleancë dhe që i jepet tani një mësim është e shokuar kjo i përgjigjet në masë të madhe së vërtetës. Por NATO nuk mund të pranojë me kokë ulur, kur Moska kërkon të vërë sërisht nën kontroll zonën "postsovjetike" përmes destabilizimit të shteteve dhe sjelljes në fuqi të regjimeve që i binden asaj. Ndoshta ka ardhur vërtet koha për të menduar mbi rolin e Rusisë në G8-të. Nuk mund të negociohet për një marrëveshje partneriteti sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kujt një qëndrim i tillë i duket "konfrontues" duhet të kujdeset më shumë për shtetet mbi të cilat ushtron Moska trysni."

" Frankfurter Rundschau" komenton situatën në ekonominë gjermane:"Jemi përsëri të gjithë kejnsianë" - konstaton revista ekonomike Economist. Të gjithë? Jo! Në Gjermani gjendet me siguri foleja e qëndresës ndaj tendencës së përgjithshme në ekonomi. Në asnjë vend tjetër Kejnsi nuk është diabolizuar aq shumë sa në Gjermani. Në asnjë vend tjetër postet e këshilltarëve nuk janë pastruar aq mirë nga ekonomistët, të cilët mund të mendojnë në kontekstin makroekonomik. Kjo është dobësia e madhe e Gjermanisë dhe shqetësimi i madh përballë rënies ekonomike globale. Sërisht Gjermania mund të vuante më shumë se të tjerët prej saj."

" Handelsblatt" mbi të njëjtën temë komenton:"Sa e mirë është situata e ekonomisë gjermane? Kush kërkon një përgjigje për këtë pyetje merr çdo ditë një përgjigje, por gjithmonë një të ndryshme. Mungesë e shqetësimit, panik i tepruar dhe aksionizëm. Pa diskutim ekonomina gjermane po humbet dinamikë por kjo nuk do të thotë se ka rënë në recesion. Lajmi se rënia ka filluar nuk është shqetësues. Ky është një ligj i ekonomisë - çdo bum ekonomik pasohet nga rënia. Shqetësuese është shumë më tepër që përmasat e rritjes së kaluar ekonomike nuk nxisin as ekonomistët dhe as sindikatat për të ecur në rrugën e duhur."

  • Data 14.08.2008
  • Autor EXH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EwoT
  • Data 14.08.2008
  • Autor EXH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EwoT