1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ndoshta do të luhet karta demokratike

Serbia votoi, por vendimi, se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Serbisë do të merret në shkurt në zgjedhjet e balotazhit

Posterat e zgjedhjeve

Posterat e zgjedhjeve, Serbi 2008

Për presidentin aktual Tadiç situata mund të vështirësohet. Ai ka arritur të marrë 35 përqind, kontrahenti i tij 39,6 përqind. Në përgjithësi pritej, që radikali Tomislav Nikoliç të fitonte në raundin e parë. E çuditshme ështe që një pjesëmarrje kaq e lartë në zgjedhje prej 61 përqind që në fakt do të kishte qenë e mirë për Tadiçin, çoi në epërsinë e Nikoliçit.

Çdo gjë flet për atë, që kësaj rradhe kryeministri Kostunica do të luajë përsëri rolin e gjuhëzës së peshores. Ai është në fakt me mish e me shpirt nacionalist, por xhonglon prej kohësh ndërmjet të dy blloqeve dhe ja arrin vazhdimisht të shitet si demokrat. A do të mbështesë në fund demokratët. Apo do ta zbulojë kësaj rradhe veten, dhe të tregojë fytyrën e tij të vërtetë nacionaliste? Ndoshta do të luajë kartën demokratike. Përse duhet t´i mbështesë hapur radikalët, nqs do të përfitojë më shumë nga presidenti Tadiç.

Nëqoftëse Tadiçi fiton, ai do të mbetet aty, ku ndjehet më mirë, në pushtet. Edhe kur është fjala për statusin e Kosovës, presidenti Tadiç është në një linjë me të. Ai tregohet si kundërshtar i bindur i pavarësisë dhe nuk le mundësi pa e thënë këtë hapur para OKB-së dhe institucioneve perëndimore. Dhe megjithëse Tadiç është president që prej vitit 2004, ai nuk është kujdesur që krimineli i luftës Ratko Mladic të dorëzohet në tribunalin e Hagës. Tadiç u ka kërkuar falje në mënyrë protokollare boshnjakëve dhe kroatëve për krimet e luftës. Por ai nuk ka bërë asgjë, që bashkëkombasit e tij të përpunojnë të kaluarën e vet kriminale.

Sidoqë të vendosë kryeministri Kostunica, BE mund të bënte shumë për ta mbështetur Boris Tadiçin, sepse nga këto zgjedhje varen shumë gjëra. Megjithëse kandidati demokrat dhe proevropian Tadiç psh në çështjen e Kosovës nuk dallon nga linja e ashpër e partive të tjera serbe, Brukseli duhet ta mbështeste. Dhe me fakte konkrete, si me nënshkrimin e marrëveshjs së stabilizim-asociimit, apo me lirinë e plotë të vizave për serbët.

Kjo mund të ndihmonte, por nuk do të vendoste gjithçka. Tadiçit i nevojitet tani çdo mbështetje brenda Serbisë. Në rradhë të parë ajo e Kostunicës. Ky takticien i rafinuar do të përpiqet me siguri, që ta bëjë sa më terheqëse luftën për president.

  • Data 21.01.2008
  • Autor Sanja Bllagojevic
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CvS1
  • Data 21.01.2008
  • Autor Sanja Bllagojevic
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CvS1