1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ndizen në minutën e fundit motorët e bashkëpunimit politik në Tiranë

Brenda një kohe rekord prej katër muajsh politika premton të kryejë reformat e kërkuara nga Aleanca Atlantike. Synohet realizimi i ftesës për anëtarësim në NATO.

default

Parlamenti

Ajo që nuk ndodhi për dy vjet rrjesht ka ndodhur këtë javë. Opozita e majtë dhe maxhoranca e djathtë gjejnë gjuhën e harruar të bashkëpunimit për të kryer reformën në drejtësi dhe në sistemin zgjedhor.

Kjo kthesë prej 360 gradësh në kulturën e deritanishme politike duket se vjen nga përgjegjësia e secilës palë për të realizuar shpresën e madhe të qeverisë së Tiranës: marrjen e një ftese anëtarësimi në NATO, në samitin e Bukureshtit, që zhvillohet në Prill të këtij viti.

Oferta konkrete e opozitës

Kryetarja e grupit parlamentar të PS, më të madhes në opozitë, Valentina Leskaj ofron konkretizimin e bashkëpunimit." Socialistët kanë ekspertët e tyre për të dyja këto reforma, të cilat janë mjaft komplekse prandaj puna duhet filluar sa më parë."

Konkretizimin e bashkëpunimit e kërkon edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Kryetari i saj, Ilir Meta, i propozon Parlamentit të miratojë sa më parë një plan të detajuar ku secila palë të ketë angazhimet e veta, që bashkëpunmi të funksionojë. "Jemi në limitin e kohës, tha Ilir Meta, dhe miratimi i një plani të tillë është më se i domosdoshëm."

Koha nuk pret për reformatorët

Gadishmëria e bashkëpunimit shoqërohet edhe me shqetësimin që sjell koha e pakët, vetëm 4 mujore për të realizuar reforma të tilla të mëdha si ajo në drejtësi dhe në sistemin zgjedhor, të konsideruara si çelësi i konsolidimit të një shoqërie demokrartik enë Shqipëri. Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, e vlerëson konsensusin mes palëve si fillimin e një fryme të re në politikën e Tiranës.

Milo ka këmbëngulur në arritjen e standarteve ndërkombëtare ne kryerjen e reformave në fjalë për shkak të kohës së kufizuar." Politika në Tiranë, e ka zakon që i lë gjërat për momentin e fundit. Por është shumë e rëndësishme që reformat të kryhen si duhet, me seriozitet dhe në përputhje me standartet ndërkombëtare", është shprehur Milo.

Ylli polar- anëtarësimi në NATO-s po ndriçon për Shqipërinë. Shpresa e marrjes së ftesës në Prill, ka ndezur motorët e politikës, që shpreh vullnetin politik të realizojë në një kohë rekord reformat e kërkuara nga Aleanca Atlantike.

  • Data 09.01.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CmyQ
  • Data 09.01.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CmyQ