1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ndihmat për zhvillim dhe diplomacia në Lindjen e Afërme - Niebel dhe Westerwelle në Rripin e Gazës dhe Ramallah

Ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle, vizitoi territoret palestineze dhe paralajmëroi për rreziqet, që ekzistojnë nga krijimi i njëanshëm i shtetit palestinez. Ministri i zhvillimit, Dirk Niebel, vizitoi Rripin e Gazës.

Westerwelle në Jeruzalem

Westerwelle në Jeruzalem

Një fjalë e përsëriste gjithnjë ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle gjatë vizitës së tij në Jeruzalem dhe në Ramallah: „fleksibilitet“. Ai kërkoi nga palestinezët dhe Izraeli që të heqin dorë nga qëndrimet e ngurta. Ai i kërkoi palestinezëve që të mos shkaktojnë konfrontime në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit. Palestinezët duan që me ndihmën e shumicës së anëtarëve të KB, të detyrojnë njohjen ndërkombëtare të shtetit të tyre, dhe duan të bëhen anëtarë me të drejta të plota të Kombeve të Bashkuara. Westerwelle e quan këtë plan "kontraproduktiv", po ashtu siç kritikon ndërtimin e ngulimeve izraelite në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan si "hap të njëanshëm".

Ministri i Jashtëm gjerman kërkoi që Izraeli dhe palestinezët të rifillojnë bisedimet direkte të paqes. Ai kërkon që shteti palestinez të vijë si rezultat i bisedimeve të paqes. Me këtë synim, Shoqëria Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar ka krijuar nje regjistër elekronik të personave. Westerwelle mori pjesë në fillimin e punës së saj. „Ne duam një zgjidhje me një shtet palestinez, të vetin dhe funksionnues, si pjesë të zgjidhjes me dy shtete. Në një shtet funksionues bën pjesë edhe administrata funksionuese shtetërore. Prandaj ne gjermanët jemi krenarë, që të japim kontributin tonë për ndërtimin e këtij shteti," tha Westerwelle.

Westerwelle takohet me Fajadin, Ramallah

Westerwelle takohet me Fajadin, Ramallah

Westerwelle u takua në Ramallah me kryeminstrin palestinez, Salam Fajad dhe në Jeruzalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu si dhe me ministrin e Jashtëm, Avigdor Lieberman. Njëkohësisht, ministri gjeman për ndihmat në zhvillim, Dirk Niebel vizitoi Rripin e Gazës. Një vit më parë, qeveria izraelite i refuzoi atij lejen e hyrjes në Rripin e Gazës. Për herë të parë tani, Niebel mund të shihte me sytë e tij përparimet në ndërtimin e një impianti për pastrimin e ujrave të zeza në Rripin e Gazës. Ai është duke u ndërtuar me 15 milionë euro nga Banka gjermane për Rindërtim dhe Zhvillim. „Unë mendoj se është e rëndësishme të bëhet e qartë edhe nëpërmjet kësaj vizite, cilat janë dimensionet e këtij projekti me të cilin ne japim një kontribut për mbrojtjen e ambientit, që ndihmon njerëzit jo vetëm në Rripin e Gazës por edhe në Izrael. Dhe përgjegjësia politike, të cilën qeveria federale mban që këto masa të vihen më në fund në jetë, janë mendoj unë një sinjal i rëndësishëm,“ tha ministri Niebel.

Dirk Niebel viziton një projekt në Rripin e Gazës, të financuar nga Gjermania.

Dirk Niebel viziton një projekt në Rripin e Gazës, të financuar nga Gjermania.

Një vit më parë, nuk dukej asgjë nga ndërtimi i këtij impianti, kurse sot duket se ndërtimi po përparon. Qeveria izraelite lejon të hyjë në Rripin e Gazës vetëm material ndërtimor që shkon për projekte të zgjedhura, si për shembull për këtë projekt. Niebel shfrytëzon rastin dhe i kërkon qeverisë së Jeruzalemit që të heqë krejtësisht bllokadën në Rripin e Gazës. „Nuk e di kur do të vijë herës tjetër në Rripin e Gazës, por do të kem parasysh që të kujdesem rregullisht për projektet më të rëndësishme, në mënyrë që paratë e taksapaguesve të mos bllokohen.“

Në Rripin e Gazës, Niebel u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të KB për refugjatët, Filippo Grandi. Ministri i Zhvillimit, i premtoi Grandit tre milionë euro për ndërtimin e e dy shkollave në bregdet. Atje do të mësojnë 4400 fëmijë.

Autor: Sebastian Engelbrecht/ Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica