1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ndihmat nga BE-ja për zonat e përmbytura në Pakistan

Gjashtë milionë njerëz në Pakistan si pasojë e përmbytjeve kanë nevojë për ushqime, medikamente, artikuj higjenikë e në radhë të parë për ujë të pijshëm. Intervistë e DW-së me Komisaren e BE-së për Ndihmat Humanitare.

Fshatarë duke u larguar nga zonat e përmbytura të rrezikuara tani edhe nga epidemitë

Fshatarë duke u larguar nga zonat e përmbytura të rrezikuara tani edhe nga epidemitë

Një ndër pikërëndesat e ndihmës nga vendet e BE-së është mbështetja për impiantet e filtrimit të ujit, thekson në intervistë për DW, Komisarja e BE-së për Ndihmat Humaniatre, Kristalina Georgieva duke nënvizuar se cilat janë nevojat më urgjente në Pakistan: "Pakistani ka nevojë në radhë të parë për ujë të pijshëm, ushqime dhe vendstrehime. Numri i njerëzve të prekur është kaq i madh, sa është një sfidë e jashtëzakonshme për t' i arritur ato. Kjo vlen veçanërisht për rajonet, ku ka konflikte të armatosura."

Komasja e BE-së shpjegon, se vendet anëtare ndërkohë janë duke shpërndarë rezervat e ndihmave, që kanë qenë të depozituara nëpër rajone. Nisur nga përvoja e viteve të fundit, BE-ja merr masa paraprakisht duke depozituar ndihmat, përpara se të ndodhë katastrofa. Depozitimi i mallrave të ndihmave është realizuar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Gjysmë Hënën e Kuqe dhe me agjencitë e OKB-së. Këto ndihma janë të depozituara në vendet fqinjë të Pakistanit. Por për transportimin e tyre në kushtet e krijuara nevojiten helikopterrë dhe avionë të vegjël.

Komisarja e BE-së për Ndihmat Humanitare Kristalina Georgieva

Komisarja e BE-së për Ndihmat Humanitare Kristalina Georgieva

Masat e ndihmës koordinohen nga Komisioni i BE-së në Bruksel

Komisarja Georgieva sqaron, se cila është ndihma shtesë që mund të japin vendet anëtare: "Ne u kemi bërë thirrje vendeve anëtare përmes qendrës sonë të alarmit, që të bashkëveprojnë dhe të ndihmojnë. Ne kemi krijuar një zyrë koordinimi në Pakistan. Kjo zyrë ruan kontaktin me organizatat partnere në vend. Ndërkohë kemi oferta nga Austria dhe Suedia, që janë pranuar nga autoritetet në Pakistan. Këto dy vende punojnë kryesisht për impiantet e filtrimit të ujit, sepse ndërkohë ekziston frika e përhapjes së epidemive. Aktualisht presim oferta të tjera për ndihmë. Me këtë rast u bëj thirrje të gjithë njerëzve në Evropë që të ndihmojnë për përballimin e njërës prej katastrofave më të mëdha në Pakistan gjatë tetëdhjetë viteve të fundit. "

OKB-ja ka bërë thirrje për të lëvruar si ndihmë të menjëhershme 350 milionë euro. Ndërsa sipas Komisares së BE-së ndihmat nga Evropa janë shtuar nga 30 milionë në 40 milionë euro. Vendeve anëtare u bëhet thirrje që të ndihmojnë, e veçanërisht priten ndihma prej atyre vendeve që kanë historikisht marrëdhënie të ngushta me Pakistanin.

Autor: Bernd Riegert / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Mimoza Cika - Kelmendi

DW.COM

  • Data 16.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OoJE
  • Data 16.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OoJE