1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ndihmat janë jetike për Greqinë - Takim i Ministrave të Financave të eurozonës

Greqia ka nevojë për ndihmë urgjente për të mos falimentuar. Nuk kërkohen më fondet e premtuara, por një paketë e re ndihme deri në 120 miliardë dollarë. Ministrat e Financave takohen sot në mbrëmje (19.06) në Luksemburg

default

Pamje nga takimi i eurogrupit më 14 Qershor 2011, me pjesëmarrjen edhe të ish-ministrit grek të Financave, Papakonstantinu

Ministrat e Financave të eurozonës janë mbledhur (19.06) në Luksemburg për të përgatitur një paketë të re ndihme për Greqinë e zhytur në borxhe. Krahas paketës urgjente në vlerë prej 120 miliardë dollarësh, ministrat duhet të japin dritën e gjelbër edhe për një pjesë kredie prej 12 miliardë eurosh nga paketa e mëparshme e ndihmës, e planifikuar për t'u livruar në mesin e korrikut. Ndihma është një bashkangjitje e fondeve të FMN-së dhe Bashkimit Evropian. Në raundin e Luksemburgut pritet edhe ministri i ri grek i Financave, Evangelos Venizelos.

Protestat nuk kanë të ndalur

Komisioni Evropian kishte premtuar livrimin e 12 miliardë eurove për të lehtësuar qeverinë e Athinës. Fillimisht kjo ndihmë lidhej me kushtet e kursimeve të reja në Athinë, të cilat kryeministri grek, Jorgos Papanndreu nuk mund t'i ndërmarrë për shkak se në vend mungon konsensusi dhe gëlojnë protestat. Edhe të shtunën ka pasur protesta masive në Athinë.

Belgien Brüssel Finanzminister eurogroup Griechenland NO FLASH

Pamje simbolike

Rreth 3000 anëtarë të Sindikatës Komuniste, PAME po ashtu edhe Partia Komuniste bënë thirrje për protesta të reja në të gjitha degët e ekonomisë, me qëllim që "sistemi i korruptuar të shkatërrohet."

Sipas planit Komisionit Evropian negocitata për një paketë të re ndihmë duhet të merrnin fund në mesin e Korrikut, por për shkak të protestave masive dhe krizës së rëndë politike në Athinë në Bruksel janë shtuar zërat për një përmbyllje sa më të shpejtë të bisedimeve.

Merkel: Greqia ka bërë shumë për një vit

Sipas diplomatëve të BE-së edhe ujdia mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Nikolas Sarkozy të premten në Berlin për një përfshirje vullnetare të kredituesve privatë, do të ndikojë në lehtësimin e negociatave. Gjermania bëri një lëshim nga pozicioni i saj fillestar për një pjesëmarrje masive të bankave dhe sigurimeve në paketën për Greqinë. Lëndë mjaft e komplikuar kjo për evropianët, sepse në këtë çështje ata prekin një terren të panjohur.

Euro-Gruppen-Präsident Jean-Claude Juncker warnt vor Übergreifen der Euro-Krise

Kryetari i eurogrupit Jean-Claude Juncker

Kryeministri i Luksemburgut dhe kryetar i radhës së takimit ministror, Jean-Calude Juncker paralajmëroi të shtunën në një intervistë për gazetë nga pjesëmarrja e kreditorëve privatë, se edhe vende të tjera mund të prekeshin nga kriza. Ndërsa kancelarja gjermane Merkel shprehet me tone optimiste në fundjavë. Në një intervistë për revistën "Super-Ilu" të shtunën ajo konstatoi se Evropa është e përgatitur mirë për zhvillimet e reja financiare. Në të njëjtën kohë duhen trajtuar gabimet e mëkatet e së shkuarës, tha Merkel. Ajo i lëvdoi përpjekjet e deritanishme të Greqisë për kursime. "Athina ka bërë shumë për një vit", tha ajo, "këtë arritje duhet t'ia vlerësojmë". Me kursin e ashpër të kursimeve, Athina ia ka dalë të ulë me 5% borxhin e ri.

Autor: AG/Lindita Arapi

Redaktoi: Esat Ahmeti

DW.COM