1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ndihma të Bashkimit Evropian për klimën

27 kryetarët e vendev të BE-së përfunduan në Bruksel takimin dyditor (10./11.12.). Në qendër të bisedimeve ishte mbrojtja e klimës dhe strategjia e përbashkët për fazën përfundimtare të koncerencës së klimës.

Për strategji të përbashkët në fazën përfundimtare të konferencës së klimës në Kopenhagë.

Për strategji të përbashkët në fazën përfundimtare të konferencës së klimës në Kopenhagë.

27 kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian përfunduan në Bruksel një takim dyditor (10./11.12.). Në qendër të bisedimeve ndodhej mbrojtja e klimës dhe strategjia e përbashkët e shteteve të BE-së në fazën përfundimtare të konferencës së klimës në Kopenhagë. Në takim u fol edhe për strategjinë ekonomike të BE-së, gjendjen e vështirë buxhetore të Greqisë dhe mënyrën si do të punojë Këshilli i Evropës në të ardhmen në përputhje me Paktin e Lisbonës.

Në fund të këshillimeve dyditore doli një shifër konkrete: 7,3 miliardë euro. Kaq është shuma që shtetet e BE-së do t'u vënë në dispozicion vendeve në zhvillim për mbrojtjen e klimës. Në këtë mënyrë do të zhvillohen më lehtë bisedimet e Kopenhagës për një marrëveshje të re botërore për klimën. Presidenti i Komisionit të BE-së, José Manuel Barroso u tregua optimist: "Jam i bindur se ky premtim do të ndikojë në bisedime."

Premtime të tjera, për shembull për reduktimin e emisioneve të dioksidit të karbonit, nuk u bënë nga vendet e BE-së.

Premtime të tjera, për shembull për reduktimin e emisioneve të dioksidit të karbonit, nuk u bënë nga vendet e BE-së.

Kontribut vullnetar i të gjitha vendeve anëtare

Të 27 vendet anëtare janë bashkuar vullnetarisht në këtë synim dhe kontribuojnë me shuma të ndryshme, tha kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt, që mban presidencën e radhës së BE-së. Me 1,3 miliardë euro është Britania e Madhe që jep shumën më të madhe, e pasuar nga Gjermania dhe Franca me 1,26 miliardë. Paratë do të jepen gjatë tre vjetëve. Në të vërtetë ato do të shpërndahen në mënyra të ndryshme brenda shteteve kombëtare, pranoi Reinfeldt : "2,4 miliardë eurot që do të jepen çdo vit janë kombinim i burimeve të reja dhe të vjetra. Por fakt është se këto para vihen në dispozicion për vitet 2010 deri 2012 në marrjen e masave për përshtatje të ndryshimit të klimës."

Premtime të tjera, për shembull për reduktimin e emisioneve të dioksidit të karbonit, nuk u bënë nga vendet e BE-së. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive mbetën në premtimet e deritanishme për reduktimin prej 20 përqindëve deri në vitin 2020. Ata nënvizuan njëkohësisht se janë të gatshëm ta rrisin këtë shifër në 30 përqind. Por, vetëm nëse edhe të tjerët bashkëpunojnë, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel. "Ajo ç`ka kemi deri tani në tavolinë, si ajo që ofron Amerika ashtu edhe ajo që ofrojnë disa vende që ndodhen në prag të industrializimit, sipas mendimit tonë, nuk është e mjaftueshme. Oferta evropiane është, se ne jemi të gatshëm që të ofrojmë 30 përqind, nëse edhe lojtarët e tjerë të mëdhenj janë të gatshëm të ndryshojnë pozicionin e tyre."

Në fund të këshillimeve dyditore doli një shifër konkrete: 7,3 miliardë euro.

Në fund të këshillimeve dyditore doli një shifër konkrete: 7,3 miliardë euro.

Duhet kaluar nga fjalët në vepra

Kryeministri britanik Gordon Brown u tregua optimist se në Kopenhagë do të ketë hapërsirë për bisedime. BE-ja bëri pjesën e vet: "Mesazhi që i shkon gjithë botës nga Evropa është që tani është koha e veprave më shumë se e fjalëve. Kjo është koha e veprave, e përkrahur nga premtimet e mëdha."

Krah diskutimeve për kostot e mbrojtjes së klimës, kryetarët e shteteve dhe të qeverive folën edhe për rrugët e daljes nga kriza ekonomike. Problematike është situata në Greqi. Me borxhet shtetërore prej 13 përqind të prodhimit bruto në vend, ky vend i BE-së shkel rregullat e paktit të stabilitetit. Gjendja e vështirë financiare e Greqisë mund të ketë pasoja në 15 shtetet e tjera të zonës së euros. Por vendet e BE-së janë të bindura se Greqia do të arrijë vetë të dalë nga gjendja, tha kancelarja Angela Merkel.

Në shkurt të 2010 vendet e BE-së do të merren edhe një herë më konkretisht me strategjinë ekonomike.

Në shkurt të 2010 vendet e BE-së do të merren edhe një herë më konkretisht me strategjinë ekonomike.

Në shkurt të 2010 vendet e BE-së do të merren edhe një herë më konkretisht me strategjinë ekonomike. Ky takim do të drejtohet nga kryetari i përhershëm i Këshillit, Herman Van Rompuy. Në muajin janar, Suedia do t'ia kalojë presidencën e radhës Spanjës. E qartë është se presidenca e radhës së BE-së do të ketë në të ardhmen më shumë të drejtë fjale se përfaqësuesit e presidencës që ndryshohej për çdo gjashtë muaj.

Autor : Susanne Henn / Aida Cama

Redaktoi : Bahri Cani

DW.COM

  • Data 12.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L0ty
  • Data 12.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L0ty