1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ndihma humanitare gjermane për Filipinet

5400 batanije, 3000 çadra dhe pajisje mjeksore kanë arritur ndërkohë në Filipine bashkë me ekspertë gjermanë për raste katastrofash.

Megjithëse shumë paqartësi, organizatat gjermane të ndihmës humanitare kanë filluar me shpejtësi punën e tyre në Filipine. Të dielën (10.11) arriti në Manilë një avion i madh Airbus me 25 tonë ndihma të para për lehtësimin e gjendjes, si batanije, çarçafë, medikamente, çadra për strehim provizor, pajisje për mjekimin e frakturave. Paketat e ndihmave u dërguan nga Fondi i Fëmijëve, nga World Vision dhe Aksioni Gjermania Ndihmon, një koalicion organizatash gjermane të ndihmës humanitare.

Ndihmat e para gjermane arrijnë në Manilë

Ndihmat e para gjermane arrijnë në Manilë

Po ashtu në Filipine kanë arritur ndërkohë dhe ekspertë gjermanë të ndihmave në raste katastrofash që do të kujdesen për ngritjen e sistemit të furinizimit me ujë të pishëm. Sikurse tha në intervistë me Deutsche Welle-n Nicolas Hefner zëdhënës i THW-së, grupet e ndihmës po ekzaminojnë për momentin burimet e mundeshme me ujë të pishëm.

Shkatërrime të mëdha rrugësh dhe linjash telefonike

Mjaft problematik është identifikimi i zonave ku ka më shumë nevojë për ndihma, sepse prej tajfunit janë dëmtuar rëndë rrugët dhe aeroportet si dhe linjat telefonike.

Philippinen Taifun Haiyan 11.11.2013

Problematik identifikimi i zonave ku ka më shumë nevojë për ndihma

Transporti dhe logjistika janë një problem i madh tha Maria Rüther që punon për Aksionin Gjermania Ndihmon. Organizatat huminitare gjermane po bashkëpunojnë me organizatat humanitare në Filipine për të mbledhur sa më tepër informacione për gjendjen dhe për të shpërndarë medikamente, ushqime dhe çadra.

Cordula Wasser e Malteser Hilfsdienst thekson se është shumë e rëndësishme që të gjitha ndihmat emergjente të koordinohen. Organizatat gjermane që po ndihmojnë në Filipine po bashkëpunojnë jo vetëm me njëra-tjetrën por edhe me organizatat ndërkombëtare.

Thirrje për donacione

Edhe pse në lajme pamjet nga katastrofa në Filipine po pakësohen, shkatërrimet dhe nevojat e banorëve të Filipineve mbeten të mëdha. Prandaj organizatat humanitare për thirrje për donacione. Sipas Maria Rüther të nevojshme do të jenë miliona euro. Organizatat humanitare shpresojnë se gjermanët do të dhurojnë sërish para. Ulrich Füßer nga organizata Misereor beson se edhe këtë herë gatishmëria nuk do të mungojë, sepse njerëzit e kanë të qartë se çfarë dëmesh shkaktojnë katastrofat natyrore dhe prandaj tregohen më solidarë.