1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ndihma gjermane për komunën e përmbytur të Dajçit

Qeveria gjermane iu ndodh pranë banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër me një ndihmë prej 63 mijë eurosh. Bashkëpunimi mes CARITAS-it gjerman, atij shqiptar dhe diplomatëve gjermanë në Tiranë mundësoi ndihmën.

default

Kamionët me ndihma për Dajçin

Dy kamionë të ngarkuar me ujë, ushqime, detergjentë dhe mjete për të pastruar kanë ndaluar në sheshin qendror të komunës së Dajçit, atje ku ndodhet famullia. Në mjediset e saj, në bazë të një liste të hartuar nga autoritetet lokale, kryetarët e familjeve marrin dy pako: njëra ka 15 kg ushqime, tjetra gjithshka duhet për të pastruar llumin që ka mbetur brenda shtëpive, tani që uji është tërhequr.

Ndihma gjermane vlerësohet mjaft në zonë

Komuna e Dajçit është një nga më të dëmtuarat nga përmbytja e muajit të kaluar. E ndodhur fare pranë brigjeve të lumit Buna, ajo u përmbyt krejt kur lumi çau argjinasturën dhe ujrat e tij shpërthyen duke përmbytur gjithçka u dilte përpara. Për një muaj, kemi qëndruar krej të izoluar, të rrethuar nga uji, ushqimet dhe gjithjshka tjeter na i sillte ushtria me varka, tregon Gjergj Lugaj, një banor i kësaj komune. “Në çdo shtëpi ka patur 50 cm deri në tre metra ujë” thotë ai.

Neues aus Albanien 2011

Albert Luik, diplomat në ambasasën gjermane në Tiranë

Albert Nikolla, Drejtor i CARITAS-it shqiptar është i pranishëm në shpërndarjen e ndihmave gjermane. “Vlerësoj jashtëzakonisht shumë kontributin e CARITAS-it gjerman që është donatori më i fuqishëm për CATITAS-in shqiptar , jo vetëm për situata të tilla emergjente por edhe për projekte të tjera për njerëzit në nevojë. Ndihma e qeverisë gjermane me fondin prej 63 mijë euro i është drejtuar mbi 600 familjeve në zonat e përmbytura të Shkodrës” thotë Z. Nikolla.

Shkodra e përmbytur tri herë brenda një viti - A janë nxjerrë mësime nga pësimet?

Albert Luik, diplomati gjerman në ambasasën gjermane në Tiranë, thotë se përmbytjet vitin e kaluar nuk ndodhën vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera të botës. Por kudo nga fatkeqësitë natyrore nxirren mësime për t'i përballuar ato me sa më pak humbje për njerëzit. Në Gjermani kemi lumenj të mëdhenj që herë pas here dalin nga shtretërit e tyre. Luik e njeh nga përvoja gjermane situatën e njerëzve në zonat e përmbytyra, humbjen nga njëra ditë në tjetrën të gjithshkaje që ata kanë ngritur gjatë një jete të tërë, thotë . "I kuptoj nevojat e mëdha të banorëve në zonat e përmbytyra të Shkodrës. Ajo që nuk kuptoj është mungesa e të nxënit të mësimeve prej përmbytjeve të mëparshme nga ana e autoriteteve. Përsëri në vitin 2011, nëse fillojnë reshjet e shirave mund të përsëriten përmbytjet. Kjo bën që njerëzit të humbasin shpresën, nëse nuk ndreqen probleme strukturore të zonës së Shkodrës.”

Neues aus Albanien 2011

Mijëra thasë me rërë për t'u mbrojtur nga një vërshim i ri i Bunës

Shpresëhumbur - “prapë mund të përmbytna”

Vlash Kolmarkaj sapo ka marrë dy pakot e tij. Duket edhe i gëzuar, edhe i menduar. “Na kanë prurë ndihma, ujë bukë. Por na ka ik malli i 20 vjetëve. Po nuk morri shteti masa, me na shpërngul prej këtu, ndofta prapë do të mbytna.” Të njëjtën gjë thotë edhe famulltari në komunën e Dajçit, Dom Marian Gega. “Njerëzit ndihen disi të tradhëtuar. Kanë punuar shumë për të përmirësuar jetesën. Nëse ata shohin një përkrahje të qeverisë, me disa investime serioze për riparimin e argjinaturës së lumit Buna, pasi ka 30 vjet që askush nuk ka vënë dorë. Njerëzit kanë humbur çdo shpresë për të ardhmen nëse këto investime nuk ndodhin,” thotë Dom Marjani.

Einwohner von Shkodra im Boot

Shkodra është përmbytur tre herë në vitin e shkuar

Argjinaturë me thasë prej rëre

Kështu mendon kushdo kur sheh dhjetra mijra thasë rëre, me të cilat është riparuar argjinatura e çarë e lumit Buna. Dom Marjani e përshkruan Bunën si një lumë të butë, por që nuk të fal nëse nuk i vë fre me investime të qëndrueshme. Këtë e tregon shkatërrimi i biznesit kryesor me të cilën jetojnë banorët e komunës së Dajçit: mbjellja dhe shitja e luleve dhe pemëve dekorative. Tani që uji është larguar , ato dergjen të zverdhura dhe pa jetë. Askush nuk i blen. Humbjet jane te pallogaritshme nga nje investim qe nuk jep më asnje fitim.

Duhen ndryshime strukturore dhe jo arnime, përsërit Dom Mariani. Vetëm ato mund të rikthejnë shpresën tek banorët e Dajçit dhe tek të gjithë në Shkodrën e përmbytur. Përndryshe loja sylla- mbylla me ujin do të vazhdojë të jetë bashkëudhëtare e jetës së banorëve të Dajçit.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 06.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zuJF
  • Data 06.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zuJF